Toshkovski i kënaqur nga test periudha e "Qytetit të sigurt", janë zvogëluar fatkeqësitë dhe është ulur shpejtësia
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka shprehur kënaqësi nga rezultatet e test periudhës nga projekti "Qyteti i sigurt", duke theksuar se qytetarët në mënyrë të konsiderueshme e kanë ulur shpejtësinë e vozitjes, ndërsa numri i fatkeqësive të komunukacionit është në rënie. Siç theksoi, qëllimi i vetëm i projektit është shpëtimi i jetëve të njerëzve.
- Post By Besnik Shuki
- 16:03, 14 dhjetor, 2025
Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka shprehur kënaqësi nga rezultatet e test periudhës nga projekti "Qyteti i sigurt", duke theksuar se qytetarët në mënyrë të konsiderueshme e kanë ulur shpejtësinë e vozitjes, ndërsa numri i fatkeqësive të komunukacionit është në rënie. Siç theksoi, qëllimi i vetëm i projektit është shpëtimi i jetëve të njerëzve.
"Periudha e testimit tregon se Maqedonia ka forcë për të qenë vend normal. Jam krenar që qytetarët tanë treguan se edhe në një periudhë testimi, kur prezantohet një zgjidhje, e kuptuan dhe ngadalësuan shejtësinë brenda kryeqytetit. Qytetarët treguan se mund t'i bëjnë gjërat ndryshe dhe se tani janë evropianë të vërtetë. Është ulur numri i aksidenteve rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit, veçanërisht lëndimet serioze dhe pasojat me vdekje", tha Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas hapjes së stacionit të rindërtuar të policisë në Butel.
Ai theksoi se respektimi i kufizimeve të shpejtësisë është kyç për zvogëlimin e pasojave serioze në trafik, duke e cekur edhe statistikën globale.
"Nëse marrim statistikat globale, gjatë vozitjes me 60 kilometra në orë, pothuaj askush nuk mbijeton, respektivisht, nga 10 persona të lënduar në një aksident trafiku, të gjithë vdesin, duke kryer shkelje gjatë vozitjes me 50 kilometra në orë, vetëm dy nga 10 të lënduar mbijetojnë, ndërsa me shpejtësi prej 30 kilometrash në orë, nga 10, tetë persona mbijetojnë", tha Toshkovski.
Problemet me të cilat përballen shoferët prej se janë kyçyr kamerat nga projekti "Qyteti i sigurt" në periudhën e testimit deri më 1 shkurt, siç tha ministri, do të mund të raportohen në një pikë ose në faqe interneti. Ai paralajmëroi se në kuadër të shërbimeve administrative të MPB-së (të cilat janë në hapësirat e RTM-së), do të hapet një pikë për raportimin e të gjitha gabimeve të sistemit që qytetarët kanë hasur. Përveç fizikisht, shoferët së shpejti do të jenë në gjendje të raportojnë parregullsitë në faqe të internetit, ndërsa ministri paralajmëroi aplikacion celular për raportimin e palogjikshmërive të "Qytetit të sigurt".
Toshkoski tha se po punohet për të eliminuar të gjitha parregullsitë dhe se nga 1 shkurti, shoferët do të kontribuojnë me vetëdije për sigurinë në trafik.
Projekti "Qyteti i sigurt", sipas autoriteteve, ka për qëllim të kontribuojë në plan afatgjatë për trafik më të sigurt dhe për ulje të aksidenteve në trafik në tërë vendin. bsh/
Foto: MIA arkiv