• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski: Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak të Ramadanit ta bëjë MPB-ja, por nuk ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes

Toshkovski: Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak të Ramadanit ta bëjë MPB-ja, por nuk ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Pasi Gjykata Themelore Penale - Shkup, sot, përmes një njoftimi ia ka drejtuar përgjegjësinë MPB-së për arratisjen nga arresti shtëpiak të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak ta kryejë MPB-ja, por nuk e ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes, për të cilën Toshkovski thotë se është obligim ligjor i Gjykatës.

Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Toshkovski thekson se sipas Ligjit për procedurë penale, “gjykata mbikëqyr arrestin shtëpiak, dhe mbikëqyrjen mund t’ia besojë policisë, duke përcaktuar mënyrën e ekzekutimit të tij”.

"Në vendimin për arrest shtëpiak të personit në fjalë, gjykata ka konstatuar se mbikëqyrja e arrestit shtëpiak i është besuar MPB-së, SPB Shkup, Kryesisë së SP-së Çair, duke mos e përcaktuar mënyrën e ekzekutimit, edhe pse ky është detyrim ligjor sipas dispozitës së mësipërme të nenit 163", thekson Toshkovski. 

Ai deklaron se sipas përvojës së mëparshme të punës si avokat, është takuar me vendime për caktimin e arrestit shtëpiak, ku saktësisht është përcaktuar se në cilën mënyrë duhet të bëhet përgjimi nga ana e policisë.

Në njoftim, Toshkovski thekson se përkundër faktit se gjykata nuk e ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së përgjimit, SPB Shkup ka kryer kontrolle në disa raste, ndërsa kontrolli i fundit është bërë më 13 gusht, kur Ramadani ka qenë në adresën e regjistruar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR