• e martë, 24 dhjetor 2024

Toshkovski: Edhe krahas pengesave, do të bëj çmos që MPB të garantojë organizimin e zgjedhjeve të sigurta

Toshkovski: Edhe krahas pengesave, do të bëj çmos që MPB të garantojë organizimin e zgjedhjeve të sigurta

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi sot se "edhe krahas obstruksioneve serioze nga ana e Qeverisë me të cilat përballet", do të bëjë çmos që MPB të garantojë organizimin e zgjedhjeve të sigurta në të cilat qytetarët do të munden të lirë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. 

Ai në panel diskutimin e sotëm "Fuqizimi i bashkëpunimit mes institucioneve për vlerësim të rreziqeve zgjedhore" në organizim të Institutit "OHRID", tha se Qeveria jashtëligjshëm ka shfuqizuar akte të tia dhe nuk e ka lejuar që të emërojë shef në SPB Tetovë.

"Pra, këta si Qeveri nuk ma kanë lejuar as mua, por as plotësuesin nuk e kanë lejuar. Jo me emër e mbiemër, por me një pozicion pune, nuk lejuan një ndryshim të sistemimit, që do të bënte të mundur nga ana ime emërimin e një shefi, nga një shef shtesë që duhej të garantonte proces korekt dhe demokratik në territorin e Tetovës, Gostivarit, Bërvenicës, Jagunovcit etj...", deklaroi Toshkovski.

Toshkovski gjatë kësaj shtoi se nga Qeveria ende nuk ka marrë sqarim juridik. 

"Më është premtuar se do të më jepet një shpjegim ligjor pse Qeveria konsideron se me ligj nuk e kam atë të drejtë. Si ministër, përkundër faktit se po përballem me pengesa serioze nga ana e Qeverisë, e cila në mënyrë të kundërligjshme anuloi aktet e mia dhe nuk më lejoi të emëroj shef në SPB Tetovë, do të bëj çmos që MPB të jetë në krye të detyrës dhe të garantojë organizimin e zgjedhjeve të sigurta në të cilat qytetarët do të mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre të votës", theksoi ministri Toshkovski. fc/

Fotografia:MPB

QËNDRONI TË LIDHUR