• e shtunë, 31 gusht 2024

Toshkovski: Do të vërtetojmë procedurë të qartë dhe precize që leje për armë të marrë vetëm ai që i plotëson të gjitha kushtet ligjore për të

Toshkovski: Do të vërtetojmë procedurë të qartë dhe precize që leje për armë të marrë vetëm ai që i plotëson të gjitha kushtet ligjore për të

Shkupm, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministri Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në intervistë për ditarin e TVM-së për prani të armëve ilegale nëpër rrugët e Shkupit dhe në tërë shtetin theksoi se policia është e përkushtuar fuqishëm në ballafaqimin me këtë problem.

“Gjatë vitit 2024 nga Ministria e Punëve të Brendshme janë sekuestruar 104 armë, nga të cilat nëntë pushkë automatike, 39 pistoleta, 35 pushkë gjuetie etj. Kriminalitet ka pasur, ka dhe do të ketë. Pyetja është se si do t'i përgjigjen shërbimet e sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme ndaj atij krimi. A do të jetë shumë herë bashkëpunëtor si më parë apo do të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe do të japë maksimumin dhe për dy orë do t'i arrestojë autorët që kanë kryer vrasjen si shembulli në Qendrën Tregtare Mavrovasja”, tha ministri Toshkovski.

I pyetur nëse mund të inicohet aksion për dorëzimin e të njëjtave si dhe përforcimin e masave për posedimin e armëve kush duhet ta ketë dhe kush jo, ministri Toshkovski theksoi se duhet të punohet për të përcaktuar se kush mund të posedojë armë në vendin tonë.

“Tashmë po punohet intensivisht në drejtim të zbulimit se si MPB-ja ka dhënë leje për armëmbajtje deri më tani. Çdo qytetar që ka kërkuar leje, sidomos gjuetarët, e dinë se është abuzuar me kompetencat e dhëna nga ligjvënësi dhe po punohet intensivisht për të përcaktuar se si lejohet të privilegjohet një person për të marrë leje, për t'u dhënë leje personave që sipas ligjit nuk është dashur atyre të u jipet leje për armë. Ne do të hetojmë dhe do të marrim hapat e duhur. Mbi 5000 persona nuk mundën të merrnin leje edhe pse i plotësonin kushtet dhe një numër i caktuar personash që nuk duhej të kishin të drejtën e posedimit të armëve të njëjtën e kanë fituar. Në të ardhmen do të vendosim procedurë të qartë dhe precize për marrjen e armëve ekskluzivisht për qytetarët që i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për këtë”, ishte decid ministri Toshkovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR