• e shtunë, 23 nëntor 2024

Toshkovski dhe Daçiq: Ka zgjidhje për turmat në vendkalimet kufitare në sezonin veror

Toshkovski dhe Daçiq: Ka zgjidhje për turmat në vendkalimet kufitare në sezonin veror

Kumanovë, 10 tetor 2024 (MIA) - Zgjidhje për turmat në vendkalimet kufitare ka, deklaruan sot ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski dhe Serbisë, Ivica Daçiq pas takimit të tyre dhe takimit të ekipeve operative në sektorin për punë të brendshme Kumanovë. Sistemi "One stop" do të fillojë të funksionojë në thelb nga fillimi i sezonit të ardhshëm veror. Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje, por është e nevojshme të thjeshtësohet procedura. 

"Daçiq ka përvojë të madhe në karrierën e tij politike dhe unë do të jem paksa brutalisht i sinqertë si gjithmonë. Tek ne është faji, si për çdo gjë tjetër. Ashtu si është tek ne faji për atë që nuk e kanë vendosur "One stop" sistemin me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe me Republikën e Sersbisë, faji është në Maqedoni sepse edhe në këtë rast kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2019. Serbia është plotësisht e përgatitur dhe me zgjidhje teknike dhe gjithçka, ndërsa ne kemi fjetur siç është e ditur mjaft mirë në vitet e kaluara si fakt për ndërmarrjen e veprimeve nga pala e RMV-së. Por, kjo tashmë ka marrë fund. Ne kemi energji, kemi njohuri, kemi mbështetje edhe nga miqtë tanë ndërkombëtare edhe nga fqinjët tanë dhe e kam thënë disa herë, se deri në fillim të sezonit të ardhshëm veror do të vendosim me të vërtetë sistemin "one stop shop" edhe me Shqipërinë, edhe me Kosovën edhe me Serbinë", tha ministri Toshkovski. 

Qëllimi është të zvogolohen turmat në vendkalimet kufitare, , thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

"Ne tashmë kemi nënshkruar disa marrëveshje, por procedura duhet të thjeshtohet. Ky duhet të jetë një rishikim. Është thjesht e nevojshme të zgjidhet teknikisht ai problem dhe të thjeshtohet procedura sa më shumë që të jetë e mundur. I thashë mikut tim pak më parë, dhe së bashku jemi ankuar me njëri-tjetrin, se një situatë e ngjashme na pret në përgjithësi me BE-në sepse nga 10 nëntori janë në fuqi rregullat e tyre të veçanta për hyrje në BE për qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe në çdo hyrje do të duhet të jepni katër shenja gishtash dhe një foto për të hyrë në atë sistem. Kjo do të thotë që të gjitha vendkalimet e tyre duhet të jenë të pajisura teknikisht që të kenë mundësi ta absorbojnë këtë shpejt sepse do të jenë njëqind, një mijë apo edhe miliona njerëz kur të largohen. Ata thonë se a mund të bëhet përmes disa aplikacioneve, pastaj se nuk bëhet me aplikacion, kërkojnë gishta, me siguri e njohin deri aq legjislacionin sa kjo nuk mund të bëhet kështu. Kështu që edhe vetë Bashkimi Evropian ndonjëherë nuk e di se çfarë kërkon nga ne, por çfarë na shqetëson të dyve për këtë vendkalim tonë, ja që të dy e dhamë atë urdhër, sepse tashmë kemi nënshkruar disa herë, por ta bëjmë vërtet tani. Jo se nuk do të ketë fare turmë, por të paktën pritja do të jetë më e vogël", tha Daçiq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, sot kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit, uljen e tumrave në vendkalimet kufitare, përballjen me migracionin, patrullimet e përbashkëta dhe mbështetjen e ndërsjellë. Të dy vlerësuan se takimi mes ekipeve ishte i suksesshëm, si dhe bashkëpunimi mes dy ministrive. Ata diskutuan edhe tema të tjera si lufta kundër terrorizmit dhe krimit, lufta kundër emigrantëve, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës së drogës dhe narkotikëve, lufta kundër krimit të përgjithshëm, si dhe shkëmbimi i shpejtë i informacioneve në luftën kundër terrorizmit. Më herët dy ministrat janë takuar në Beograd dhe në VK Tabanovc-Preshevë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR