• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski: Është privuar nga liria një analist i lartë në SPB Shkup, është kapur me mbi 10 mijë euro nga mashtrimi i kryer

Toshkovski: Është privuar nga liria një analist i lartë në SPB Shkup, është kapur me mbi 10 mijë euro nga mashtrimi i kryer

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në mëngjes, përmes profilit të tij në Fejsbuk, informoi se një person i autorizuar zyrtar, i punësuar në MPB, është kapur në vend-ngjarje me mbi 10 mijë euro nga vepra e kryer penale - "mashtrim".

Sipas Toshkovskit, më 17.05.2024, I.M., analist i lartë në SPB Shkup, është privuar nga liria nën dyshimin për vepra të kryera penale mashtrim, paraparë me nenin 247 të KP-së.

"Nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminalistike është vepruar pas paraqitjes nga tre persona të dëmtuar dhe në ditën 17.05.2024 personi i cekur është kapur në vend-ngjarje në momentin e pranim-dorëzimit të 12 500 eurove, paraprakisht të përpunuara në mënyrë kriminalistike për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale të kategorisë B", thekson ministri.

Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka shfrytëzuar e paraqitura, me ç'rast është gjetir dokumentacioni i dyshuar më voluminoz i cili është i lidhur me veprën penale në lloj të dokumenteve të ndryshme për të cialt ekziston dyshimi se janë të falsifikuara, kontrata të ndryshme për hua-marrje, kontrata për ndërmejtësim për ndarje të banesave sociale, fletë-pronësi, si dhe fletore me dorëshkrim në të cilin është mbajtur evidencë për persona për të cilët janë kryer gjëra të caktuara.

Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpi dhe hapësira të tjera të cilat i shfrytëzon personi I.M., të locuara në Komunën e Sarajit, ishte gjetur edhe armë zjarri me gjashtë copë municion, të cilat me siguri i ka poseduar pa leje, për çka është njoftuar edhe Departamenti për tregti ilegale me armë pranë SPB Shkup për shkak të ndërmarrjes së masave plotësuese.

"MPB edhe më tej vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të kahëzuara drejt hetimit të lidhjes së mujndshme të personit të cekur me nëpunës të tjerë të lartë policorë", informoi Toshkovski. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR