• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tomeski: Zjarri në Katllanovë pjesërisht është vënë nën kontrol, nuk ka rrezik për lagjen dhe manastirin

Tomeski: Zjarri në Katllanovë pjesërisht është vënë nën kontrol, nuk ka rrezik për lagjen dhe manastirin

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Zjarri në Katllanovë pjesërisht është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për lagjen dhe manastirin, deklaroi për MIA-n, komandanti i Njësisë Zjarrfikëse në Shkup, Zvonko Tomeski. 

"Kishte rrezik për lagjen e vilave dhe manastirin 'Shën Ilia', por, aty është sanuar nga ana e ekipeve të Brigadës. Zjarri ishte përhapur drejt terenit të pakapshëm, atëherë është kërkuar ndihmë nga Komuna Petrovec, mbështetje nga ajri, prandaj ishin dërguar dy aeroplanë kundër zjarrit në koordinim me Qendrën për Menaxhim me Kriza, të cilët tashmë veprojnë në teren. Zjarri pjesërisht është vënë nën kontroll. Për momentin nuk ka rrezik për lagjen e vilave, as për manastirin, kështu që, presim që deri në fund të ditës të likuidohet në tërësi", theksoi Tomeski. 

Për momentin nuk ka informacione cili është shkaku për zjarrin. 

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov në rrjetet sociale informoi se në shuarjen e zjarrit do të përfshihet edhe një helikopter i policisë. fc/

Fotografia: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR