• e diel, 24 nëntor 2024

Tomas - Grinfild: Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut

Tomas - Grinfild: Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut
Uashington, 5 prill 2022 (MIA) - Ambasadorja amerikane në KB, Linda Tomas-Grinfild ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i KB-së për të Drejtat e Njeriut. Për një vendim të tillë do të nevojitet votim në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. “Rusia nuk duhet të ketë një pozicion autoriteti në një organ që synon të promovojë të drejtat e njeriut. Nuk është thjesht kulmi i hipokrizisë, është e rrezikshme”, tha ambasadori Tomas Grinfild, në fjalimin para Këshillit të Sigurisë së KB-së. “Ky është një moment që kërkon që fuqitë e përgjegjshme botërore dhe liderët globalë të tregojnë shtyllën e tyre kurrizore dhe të kundërshtojnë kërcënimin e rrezikshëm dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës dhe botës. Të gjithë i kemi parë fotot e tmerrshme. Trupa të pajetë të shtrirë në rrugë, njerëz që me shumë gjasa janë të ekzekutuar, me duar të lidhura pas shpine”, shtoi ajo. Sipas saj, “Amerika vlerëson se trupat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”. “Çdo ditë ne shohim gjithnjë e më shumë prova se Rusia ka pak respekt për të drejtat e njeriut. Pjesëmarrja e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut minon besueshmërinë e Këshillit dhe minon qëllimet e KB-së. Kjo është thjesht e gabuar," përfundoi ambasadorja Linda Tomas-Grinfild. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR