• e hënë, 30 dhjetor 2024

Tomas - Grinfild: Lufta në Ukrainë na ka mësuar në unitet

Tomas - Grinfild: Lufta në Ukrainë na ka mësuar në unitet

 Bruksel, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Tomas Grinfild sot deklaroi se leksioni më i mirë nga lufta në Ukrainë është se duhet  të jemi të bashkuar me veten dhe me Ukrainën.

Ajo në brinfingun onlajn tha se ngjarjet në Ukrainë nuk ndikojnë vetëm në atë vend dhe në popullin e Ukrainës, por te të gjithë.

"Mbetemi të përkushtuar ndaj popullit të Ukrainës dhe luftës së tij. Partnerët tanë duan të shohin Ukrainën demokratike dhe të pavarur. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar  - Rusia duhet  të tërhiqet nga Ukraina", tha ajo, duke shtuar se vendi do të vazhdojë që t'i ndihmojë Ukrainës.

Në pyetjen për konfliktin në Gazë, Tomas Grinfild tha se aleatët po përpjeken të gjejnë një zgjidhje. "Ne gjithmonë kemi mbështetur përpjekjet dhe negociatat", tha ajo. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR