• e shtunë, 20 korrik 2024

Tifozët e Barcelonës dhurojnë para për transferimin e Uiliamsit

Tifozët e Barcelonës dhurojnë para për transferimin e Uiliamsit

Barcelonë, ​​19 korrik 2024 (MIA) – Tifozët e Barcelonës kanë filluar të depozitojnë shuma simbolike në llogarinë zyrtare të klubit në TikTok për të mbledhur para për ta blerë sulmuesin Niko Uiliams (22).

Sulmuesi anësor i Atletik Bilbaos është bërë një nga objektivat kryesore të klubeve kryesore evropiane pas paraqitjes së tij të shkëlqyer me fanellën e Spanjës në Kampionatin Evropian.

Uiliams i cili shënoi dy gola, duke përfshirë të parin në fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Anglisë në finale, dëshmoi një partneritet të shkëlqyer në fushë me sulmuesin e Barcelonës, Lamine Jamal i cili u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut.

Tifozët e Barcelonës tani dëshirojnë ta shohin tandemin sulmues Jamal – Uiliams në fanellën e klubit katalunas.

"Nënshkruaj Niko", "100% na duhet Niko" dhe "Për Niko Uiliams" janë disa nga komentet së bashku me donacionet në TikTok.

Vlera e Uiliamsit në treg është rreth 70 milionë euro, ndërsa klubi i Atletik Bilbaos paralajmëroi se nuk do të lejojë transferimin për më pak se 60 milionë euro.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR