• e shtunë, 23 nëntor 2024

“Thuaj jo drogës-po jetës”, aktivitete parandaluese të MPB-së

“Thuaj jo drogës-po jetës”, aktivitete parandaluese të MPB-së

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve parandaluese të organizuara në rajonin e sektorëve të punëve të brendshme Manastir, Ohër, Shtip dhe Kumanovë, dje (01.11.2023) janë realizuar më shumë punëtori parandaluese  me nxënës të më shumë institucioneve arsimore në rajonet e këtyre njësive organizativ.

Siç njoftuan sot ga MPB-ja, në shkollat e mesme në Prilep- “Orde Çopela” dhe në Krushevë- “Naum Naumovski Borçe”, janë mbajtur leksione edukative në temën “Thuaj jo drogës, po jetës”, kurse në Shkollën Fillore “Hristo Uzunov” është realizuar projekti parandalues-edukativ përkushtuar dukurisë së dhunës së bashkëmoshatarëve. Poashtu, për nxënësit e Shkollës së Mesme “Jane Sandanski” të Shtipit është realizuar punëtori edukative “Thuaj jo drogës, po jetës”, kurse për nxënësit e Shkollës Fillore “Sveti Joakim Kërçovski” është realizuar punëtori përkushtuar parandalimit të dhunës së bashkëmoshatarëve.

Ndryshe, dje, përveç këtyre aktiviteteve, në rajonin e SPB Manastir, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Manastir në rajonin e Manastirit kanë realizuar aktivitet në drejtim të përmirësimit të sigurisë në trafik “Mos konsumo alkool kur drejton automjetin”, kurse nëpunës policorë të Njësisë Policore Novaci, realizuan aktivitet parandalues në rajonin e Novacit në pjesën e mbrojtjes  të qytetarëve nga vjedhjet dhe mashtrimet. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR