• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Thuaj jo drogës, po jetës”, aktivitete parandaluese të MPB-së

Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në rajonin e sektorëve të punëve të brendshme Shkup, Manastir dhe Veles, në shkollat fillore dhe të mesme janë mbajtur një sërë punëtorish edukative me disa tema të rëndësishme për mbrojtjen e nxënësve nga dukuritë socio-devijante, kryesisht rreth parandalimit të varësive.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e SPB Shkup, në shkollat fillore "Bllazhe Koneski", "Luben Llape" dhe "Dimitar Pop Georgiev-Berovski", u mbajtën punëtori me nxënësit e klasës së nëntë kushtuar parandalimit të dhunës së bashkëmoshatarëve, si dhe "Thuaj jo drogës", po jetës".

"Në Manastir nëpunësit policorë nga SPB Manastir nën moton "Thuaj jo drogës, po jetës" realizuan punëtori edukative me nxënës të vitit të tretë dhe të katërt të Shkollës së Mesme Elektrotekike EMUC "Gjorgji Naumov" nga Manastiri, ndërsa në rajonin e SPB Veles, më konkretisht në Kavadar, në shkollat fillore komunale "Strasho Pinxhur" dhe "Tode Haxhi Tefov", janë mbajtur punëtori edukative për parandalimin e dhunës në shkolla, me referencë të veçantë për bullizmin kibernetik", qëndron në informacionin e MPB-së. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR