• e enjte, 26 dhjetor 2024

Thirrje e re për mbështetje financiare për nxënësit, ata që kanë aplikuar tashmë në dhjetor nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri

Thirrje e re për mbështetje financiare për nxënësit, ata që kanë aplikuar tashmë në dhjetor nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri

Shkup, 10 janar 2024 (MIA)  - Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrje të re për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura mujore neto pagë gjithsej deri në 50.000 denarë, si pjesë e pakos së nëntë të masave antikrizë të Qeverisë.

Mund të aplikojnë të gjithë nxënësit të cilët i përmbushin kushtet, ndërsa të cilët nuk kanë aplikuar në thirrjen e parë  që MASH-i e shpalli muajin e kaluar. Afati i aplikimit është vazhduar për shkak të pushimit dimëror dhe zgjat nga 5 deri më 16 janar të këtij viti.

"Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që kanë aplikuar në thirrjen e parë në muajin dhjetor nuk duhet të aplikojnë sërish. Pagesa e mbështetjes financiare pas thirrjes së parë publike do të bëhet në ditët në vijim. Nxënësit e shkollave fillore do të marrin 1.200 denarë në muaj, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme 1.800 denarë", njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

 Thirrja publike do të publikohet çdo muaj  në vazhdim, në përfundim me majin e këtij viti.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR