• e diel, 06 tetor 2024

Theret me thikë kryeshefi i policisë së Strugës, arrestohet sulmuesi

Theret me thikë kryeshefi i policisë së Strugës, arrestohet sulmuesi

Strugë, 28 korrik 2023 (MIA) - Një dyzet e katër vjeçar, banor i fshatit Veleshtë të Strugës, është arrestuar pas sulmit ndaj shefit të Stacionit Policor të Strugës.

Informacionin për MIA-n e konfirmoi zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimovski.

"Rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë privuar nga liria S.N. (44) nga fshati Veleshtë i Strugës, pasi sot rreth orës 17:30 në rrugën "Risto Krle" në Strugë me një objekt të mprehtë e ka sulmuar A.D. (46) nga Struga", tha Dimoski.

A.D., sipas tij, është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda trupore.

Sipas Dimoskit, kundër sulmuesit në koordinim me prokurorin publik do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Kundër sulmuesit në koordinim me prokurorin publik do të parashtrohet kallëzim përkatës penal, theksoi Dimovski. sa/

Foto. MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR