• e enjte, 26 dhjetor 2024

Theret me thikë guvernatori i rajonit arktik rus Murmansk

Theret me thikë guvernatori i rajonit arktik rus Murmansk

Moskë, 5 prill 2024 (MIA) - Një sulmuesi i panjohur e ka therë me thikë guvernatorin e rajonit arktik rus Murmansk, duke e plagosur në stomak, pasi që ai ka mbajtur takim me banorët e rajonit të enjten, publikuan agjencitë ruse, duke iu referuar pres-shërbimit të guvernatorit.

Siç theksoher, burri i është drejtuar guvernatorit Andrej Çibis, derisa ka qenë duke u larguar nga takimi në komunën lokale Apatitia, në jug të portit verior Murmansk.

"Kishte sulm të armatosur dhe ai ka marrë plag të thikë në pjesën e stomakut. Sulmuesi është i arrestuar. Guvenatori momentalisht është në operacion. Ai është me vetëdije dhe vetë ka arritur deri te automobili i tij", njoftoi pres-shërbimi i guvernatorit.

Nuk ka informacione për motivin e mundhsëm të sulmit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR