• e premte, 27 dhjetor 2024

Themelohet Kuvendi i të Rinjve të Qytetit të Shkupit

Themelohet Kuvendi i të Rinjve të Qytetit të Shkupit
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) - Në kuadër të Qytetit të Shkupit, në seancën konstituive të Kuvendit të të rinjve të Qytetit të Shkupit, është themeluar Kuvendi i të rinjve, në pajtim me Ligjin për pjesëmarrje të të rinjve dhe politika rinore. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, Kuvendi i të Rinjve së Qytetit të Shkupit i zgjedh anëtarët e Këshillit Rinor Lokal të Qytetit të Shkupit, të cilët në pajtim me rregulloren përfaqësojnë interesat e të rinjve dhe krijojnë politika të destinuara për të rinjtë e zonës së Qytetit të Shkupit. "Për herë të parë është themeluar Kuvendi i të Rinjve së Qytetit të Shkupit, me qëllim që me përkushtim të punohet në përmirësimin e kushteve për të rinjtë në nivel lokal, ndërsa themelimi i Këshillit Rinor Lokal do të kontribuojë dukshëm në rritjen e pjesëmarrjen e të rinjve në interesin e tyre vendimmarrës", theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Arsovska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, nënshkroi vendimin për themelimin e Kuvendit të të rinjve të Qytetit të Shkupit, ndërsa Bordi Nismëtar, pas thirrjes publike për pjesëmarrje në Kuvendin konstituiv të të rinjve të Qytetit të Shkupit, i zgjodhi delegatët e kuvendit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR