• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Thaçi: Procesi integrues është imuniteti i përgjithshëm i vendit

Thaçi: Procesi integrues është imuniteti i përgjithshëm i vendit

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Procesi integrues i Maqedonisë është imuniteti i përgjithshëm i këtij vendi, tha kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi.

"Nëse nuk ekziston procesi integrues, jemi një milimetër larg shpërbërjes së shtetit. Askush të mos e gënjejë veten se ne shqiptarët jemi të kënaqur me këtë situatë që kemi. Unë kurrë nuk do të bëhem BDI edhe pse jemi në koalicion. Ahmeti dhe BDI gjatë gjithë kohës thonë se shqipja është gjuhë zyrtare. Nuk është e vërtetë", ka thënë Thaçi në paraqitjen e sontme në emisionin “Trilling” në TV 24.

Në pyetjen se çfarë i ka bashkuar me Ahmetin, i pari i PDSH-së ka thënë se shtylla kryesore e suksesit të Marrëveshjes së Përzhinës janë pikërisht ata të dy.

"Arsyeja kryesore pse vendosa të shkoj në këtë drejtim të pajtimit dhe marrëveshjes është rreziku i situatës në të cilën ndodhemi. Tashmë jemi në drejtim të procesit integrues, ndërsa vendnumërojmë tash një vit e gjysmë. Konflikti apo agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës e ka bërë situatën edhe më serioze dhe më të rrezikshme, jo vetëm nga drejtimi i ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan", tha Thaçi i cili konfirmoi konstatimin e gazetarit se ky unifikim do të thotë se mbizotëron politika dhe jo interesat kombëtare gjatë miratimit të vendimit për unifikim me kryetarët e BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela.

I pyetur se çka nëse blloku i tyre “Fronti Evropian” fiton më shumë mandate deputetësh dhe hipotetikisht VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare dhe vendos në koalicion ta marrë opozitën shqiptare "VLEN", Thaçi tha se kjo do të prodhonte krizë të madhe politike.

"Do të donim të kemi një rezultat shumë të mirë, por kjo varet nga qytetarët. Nëse ne arrijmë numrin prej 30 deputetësh, mendoj se jemi shumë afër të vendosim se me kë do ta formojmë qeverinë e re - me LSDM-në apo me VMRO-DPMNE-në. Nëse mendojnë se mund të mbajnë qeveri me një pakicë ekstreme të elektoratit shqiptar le të jetë përhair. Por kjo do të prodhojë shumë vështirësi. Mendoj se do të prodhojë krizë të madhe politike. Ne si fitues nuk do t'i shohim si çift të dashuruar, por do të veprojmë politikisht. Jam i sigurt se bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian nuk ka arsye të tolerojë një qasje të tillë", ka thënë Thaçi.

Foto: printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR