• e enjte, 18 korrik 2024

Thaçi nuk do të votojë për ministrat e rinj

Thaçi nuk do të votojë për ministrat e rinj

 Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në një deklaratë për media theksoi se nuk do të votojë, siç tha, ministrat e Ziadin Selës.

"Nuk thashë dje se nuk do të vij në Shkup. Kam ardhur, por siç thashë, nuk do të votoj. Ziadin Sela  nuk meriton  më të ekzistojë në skenën politike, ai është kriminel i zakonshëm, mashtrues dhe nuk ka pse të shprehim pendim për propozimet e tij tani", deklaroi Thaçi.

Duke u përgjigjur në  pyetjen e gazetarëve nëse  shumica parlamentare ka vota të mjaftueshme për shkarkimin e ministrave, Thaçi tha se i kanë siguruar votat e nevojshme.

 "Ky është problemi i tyre. Mendoj se   i kanë votat.

Thaçi dhe Sela ishin bashkëpartiakë në PDSH, por në parti ndodhi ndarje,  pas së cilës Sela vendosi ta formojë Aleancën për Shqiptarët.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR