• e shtunë, 23 nëntor 2024

Thaçi: Kërkesën për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesat kombëtare do t’i lëvizim shumë shpejtë

Thaçi: Kërkesën për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesat kombëtare do t’i lëvizim shumë shpejtë

Shkup, 2 maj 2024

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Pallçisht dega Bogovinë potencoi se nuk do të jetë lehtë, por siç shton, “ jam shumë optimist se kërkesat tona që i ka Fronti, kryesisht kërkesën për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesat kombëtare do t’i lëvizim shumë shpejtë”.

“Për shkak se kemi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, SHBA-së dhe Evropës. Po edhe unë i njoh këto stilat e VMRO-së, nuk janë ata aq të fuqishëm sa shtiren, po i kanë bërë këto tjerët që të duken ashtu të fuqishëm Bilalla, Taravara e lloj lloj mosvet”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR