• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Tetë vite burg për Rashkovskin për rastin “Softuerët”

Tetë vite burg për Rashkovskin për rastin “Softuerët”

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale, Dragi Rashkoski sot është shpallur fajtor për veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “larje parash” në lëndën  "Softuerët” me çka gjykata i ka shqiptuar tetë vite burg duke llogaritur edhe kohën e arrestit shtëpiak.

Rashkovski është dënuar me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe një vit e gjashtë muaj për veprën "larje parash", me çka gjykata i caktoi një dënim të vetëm prej tetë vitesh.

Gjykata shpalli fajtor edhe personat Ivica Dimitrovski i cili u dënua me 5 vjet burg, Igor Hristov me 5 vjet e 6 muaj, Daniel Stançev me 4 vjet në të cilin do të llogaritet edhe periudha e arrestit shtëpiak, ndërkaq për Irena Ivanovskën është caktuar dënim me burg prej 3 vjet e 6 muaj, ndërsa për Igor Ivanovskin dhe Maja Siljanoskën gjykata ka caktuar gjithsej tre vjet. Personat në fjalë akuzohen për “shpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë, Dragi Rashkovski, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizime publike për sistemin për identifikimin biometrik, furnizimin publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e sanksioneve, furnizimin e kamerave ANPR për njohjen e targave të regjistrimit për automjete dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit të njohjes automatike të tabelave të regjistrimit.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Ivana Trajçeva.

Foto: MIA/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR