• e premte, 08 nëntor 2024

Tetë persona janë të lënduar në aksidentin në rrugën rajonale Veles - fshati Izvor

Tetë persona janë të lënduar në aksidentin në rrugën rajonale Veles - fshati Izvor

Veles, 10 nëntor 2023 (MIA) - Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ndodhi pasdite në orën 14:50 në rrugën rajonale Veles - fshati Izvor mes dy furgonëve. Personat janë me lëndime në kokë nga përplasja në xhamet e të dyja automjeteve dhe sipas informacionit të parë, janë jashtë rrezikut për jetë, informoi për MIA-n dr. Marjan Mishev nga ndihma e shpejtë pranë ISHP Shtëpia shëndetësore - Veles, e cila me ekipin mjekësor arriti e para në vendin e fatkeqësisë.

Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, të gjithë personat janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm - Veles.

Siç informoi për MIA-n, dr. Elena Levkova Qulumova, zëdhënëse e ISHP-së Spitali i përgjithshëm - Veles, në spital ende po kryhen kontrolle të tetë personave të sjellur dhe për disa të tjerë të plagosur në aksident, të cilët erdhën vetë në spital ose u sollën me automjete private.

"Ekipi i klinikave kirurgjikale në ISHP Spitali i përgjithshëm - Veles ende po kryen kontrolle për të lënduarit, pas çka do të dihet sa dhe çfarë lëndimesh kanë ata", sqaroi Qulumova.

Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles, për MIA-n konfirmoi se ka ndodhur aksident mes dy furgonëve në orën 14:50 pas udhëkryqit drejt fshatit Vojnicë në Çashkë. Ajo informoi se ekipe të SPB Veles ende janë në terren dhe kryejnë inspektim për shkaqet e fatkeqësisë.

Rruga rajonale Veles - fshati Izvor fillimisht ishte bllokuar për trafikun, kurse nga ora 17:00, siç informoi LAMM, zhvillohet në në një drejtim. ss/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR