• e enjte, 18 korrik 2024

Tetë pacientë do ta kenë në dispozicion medikamentin "trikafta", do të pasojnë ndryshime ligjore që të sigurohet edhe për të tjerët

Tetë pacientë do ta kenë në dispozicion medikamentin

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) -  Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor paralajmërojnë se do të jenë në komunikim të vazhdueshëm midis tyre dhe me prodhuesin rreth furnizimit të medikamentit "trikafta" për pacientët me fibrozë cistike.

Ministrat e Shëndetësisë, Bekim Sali dhe i Financave, Fatmi Besimi sot mbajtën takim për sigurimin e mjeteve financiare për furnizimin e medikamentit. Terapia, siç informuan, fillimisht është për tetë pacientë në gjendje më të rëndë, ndërsa synimet janë që medikamenti të furnizohet për 30 pacientë gjatë këtij viti.

Sali pas takimit deklaroi se shpreson se së shpejti me të gjitha ndryshimet e nevojshme të Ligjit për furnizime publike dhe ligje të tjera lidhur me furnizimin e medikamenteve dhe me sigurimin e mjeteve financiare, do të sigurohet terapi për këta pacientë.

Do të inicojë ndryshime gjatë javës së ardhshme dhe shpreson se do të marrin mbështetje në Kuvend.

"Në pjesën e çmimit akoma nuk ka çmim final konkret. Kemi informacione fillestare për çmimin e një trajtimi për një pacient në vit, megjithatë mbetet çmimin final ta marrim nga prodhuesi", deklaroi Sali.

Ministri Besimi tha se do të gjendet zgjidhje që të furnizohet ky medikament drejtpërdrejtë nga prodhuesi pasi është i shtrenjtë.

QËNDRONI TË LIDHUR