Tetë investime të huaja të Qeverisë, punohet me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës
- - Ka filluar zyrtarisht ndërtimi i fabrikës për bateri elektronike për automjete nga kompania belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në zonën industriale ZZHTI Kërçovë. Ky është investimi i tetë i huaj në vetëm gjashtë muaj të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së.
- Post By Fitore Curri
- 11:05, 14 dhjetor, 2024
Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Ka filluar zyrtarisht ndërtimi i fabrikës për bateri elektronike për automjete nga kompania belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në zonën industriale ZZHTI Kërçovë. Ky është investimi i tetë i huaj në vetëm gjashtë muaj të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së.
Siç bënë të ditur sot nga shërbimi për informim i Qeverisë, investimi është me vlerë prej 40 milionë euro, që do të hapë deri në 600 vende të reja pune dhe do të realizohet në disa faza investuese.
"Duke pasur parasysh se gjatë gjashtë muajve të kaluara janë realizuar 7 investime të reja të huaja, si investimi i 'Alcazar Energy' për ndërtimin e turbinave të erës në komunat Radovish, Shtip dhe Karbincë, me vlerë prej 500 milionë dollarë dhe 630 vende të reja pune, investimi i 'Epsotech' për ndërtimin e një qendre kërkimore zhvillimore, qendër alerti me vlerë prej 20 milionë euro dhe 110 vende të reja pune, investim për prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore nga kompania amerikane 'Wabtec' me vlerë prej 35 milionë euro dhe mbi 100 vende të reja pune, investimi për prodhimin e baterive litium-jon nga kompania gjermane 'BMZ Group' me vlerë prej 65 milionë euro dhe 700 vende të reja pune, investimi i 'Brainchild' me vlerë prej 8.5 milionë euro dhe rreth 200 vende të reja pune, investimi i kompanisë gjermane 'Kostal' me vlerë prej 50 milionë euro dhe 250 vende të reja pune, investimi i 'AD Bau International' me vlerë prej 7 milionë euro dhe 200 vende të reja pune, investimi i 'Avesta Battery and Energy Engineering' prej 40 milionë euro dhe 600 vende të reja pune është investimi i tetë i huaj i drejtpërdrejtë, duke rritur kështu numrin e vendeve të reja të punës me pothuajse 2800", sqarohet në kumtesë.
Këto investime, nënvizohet, kontribuojnë drejtpërdrejt në stimulimin e rritjes ekonomike të Maqedonisë, si dhe në zhvillimin ekonomik lokal.
"Ndërtojmë politika që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve. Po e transformojmë Maqedoninë përpara dhe po krijojmë një të ardhme më të mirë dhe shpresë për të gjithë qytetarët. Punojmë me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës", bëhet e ditur në kumtesë.
Qeveria vazhdon të punojë në realizimin e projekteve dhe përmbushjen e premtimeve të dhëna para qytetarëve, me qëllim që vitin ta përfundojmë me mbi 1 miliard euro investime të huaja direkte. fc/
Fotografia: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut