• e enjte, 26 dhjetor 2024

Testim i punës së termocentralit fotovoltaik 10-të megavat “Osllomej 1”

Testim i punës së termocentralit fotovoltaik 10-të megavat “Osllomej 1”
Kërçovë, 6 prill 2022 (MIA) – Gjatë ditë së sotme është bërë testimi i termocentralit fotovoltaik 10-të megavatë “Osllomej 1”. Në ngjarjen, e cila shënoi përfundimin e ndërtimit të termocentralit fotovoltaik, morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i SHA “ESM” Vasko Kovaçevski, zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe liderë të partive politike. Në fjalimin e tij, kryeministri Kovaçevski theksoi se ky kapacitet është i pari në vend nga i cili do të merret energji e pastër. Është një kapacitet prej 10 megavatë, shtoi ai, dhe do të mund të plotësojë nevojat e 2.800 familjeve në vend. “Ky është objekti i parë në Evropën Juglindore që prodhon energji të pastër. Përveç prodhimit të energjisë elektrike gjatë ndërtimit të këtyre termocentraleve fotovoltaike, ne bëjmë edhe rikultivimin e tokës, e cila ka një rëndësi të madhe. Termocentrali i parë diellor fotovoltaik është ndërtuar me kredi nga BERZH në vlerë prej 7 milionë euro”, tha Kovaçevski. Sipas tij, testimi që po kryhet sot dhe lëshimi në funksion zyrtar të termocentralit fotovoltaik, për vendin nënkupton lëvizje drejt prodhimit të energjisë së pastër, që është angazhim i BE-së. Kryeministri paralajmëroi se së shpejti do të fillojë ndërtimi i hidrocentralit “Çebren”, i cili do të jetë një kapacitet tjetër që do të mundësojë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, tha Kovaçevski. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR