• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Termini Im" i inicuar me "vetëm të pyes" dhe "pa rend", nuk ka ilaç për "lidhje" në shëndetësi

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Pakësimi i tollovisë dhe radhët e pritje në institucionet shëndetësore, shërbimi cilësor shëndetësor për llogari të punës së zvogëluar administrative, komunikim i shspejtë dhe konsultime mes mbrojtjes primare, sekondare dhe terciale shëndetësore, jnaë vetëm disa nga qëllime që duhej të arriheshin me vendosjen e "Terminit Tim". Për fat të keq, realiteti është krejt tjetër. Gjetje e vështirë e terminit për kontrolle specialistike, ambulanca përplot, hyrje pa rend me arsyetimin "vetëm të pyes" dhe përmes lidhjes miqësore dhe mosrespektim i terminit të caktuar.

Mjekët amë po përballen me problem për të caktuar termin për kontrolle specialistike, ndërsa pacientët nëse e marrin terminin, varësisht nga shërbimi specialistik, mund të presin edhe nga disa muaj, edhe pse ndonjëherë urgjenca e sëmundjes është më e rëndësishme me pritja.

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë privat, dr. Lilia Çollakova-Dervishova në deklaratë për MIA-n thotë se nuk ekziston mjek amë që nuk ka problem me caktimin e kontrolleve specialistike dhe se shpesh janë të detyruar t'i dërgojnë pacientët me udhëzime prioritare. Këta pacientë në ambulancat specialistike kontrollohen të fundit pasi që të kalojnë të gjithë ata me termine të caktuara.

"Bëhet shumë vështirë të punohet si mjek amë dhe problemet janë enorme sepse nuk ka termine. Disa mjekë të caktuar tashml me vite nuk i kemi parë të kenë vendosur termin apo vendosin pak termine. Kështu që lus, "Termini Im" të ketë kontroll më të madh apo diçka duhet të ndryshojmë në tërë situatën sepse, duke dëshiruar që specialisti të bëhet më i kapshëm për popullin, del se vetëm pacientët nuk mund të kryejnë punë, nuk ka termine, kështu që duhet të shkojnë privatisht. Diçka nuk funksionon, është koha për resetim", thotë Çollakova-Dervishova.

Më së shumti pritet për eho të gjirit, eho të prostatës, mamografi, kolonoskopi, gastroskopi, tomografi kompjuterike, PET sken..., por problemi, sipas mjekes Çollakova-Dervishova, është edhe në atë që mungojnë specialistë në brendësinë e të gjitha fushave, kështu që spitalet nuk punojnë 24 orë, edhe pse në pajtim me lijin duhet të ofrojnë mbrojtje shëndetësore 24 orë. Për këtë shkak, pacientët janë të detyruar të kërkojnë shërbime shëndetësore në vende tjera.

"Pasqyra në Shkup është tjetër, përderisa në brendi është krejt tjetër. Mungojnë specialistë në brendësi, në të gjitha bazat. Thjeshtë, spitalet janë gjymtuar dhe të zbrazët. për sshembull, në Spitalin në Veles ka gjashtë reparte me nga një specialist kështu që nuk ka shërbim 24-orësh. Nëse ndodhë që mjeku i syve të jetë ndërrimi i parë dhe të vijë ndonjë pacient në ndërrim të dytë me lëndim të syrit, duhet menjëherë të dërgohet në Shkup. Kështu që problemet janë me të vërtetë të mëdha de duhet ingerencat të ulen në nivel më të ulët dhe ekipi menaxhues i Ministrisë së Shëndetëisë për këto dhe probleme të tjera intervenime kyçe të risistemojë kuadër sepe sipas Kushtetutës dhe sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, spitalet duhet të ofrojnë mbrojtje shëndetësore 24 orë", thotë Çollakova-Dervishova.

Во Клиничката болница во Тетово од денеска се пуштени во употреба два нови ЕХО-апарати, во вредност од 160 илјади евра.

Sipas mjekes Çollakpva-Dervishova, nuk janë të rralla rastet kur pacienti ka termin të caktuar, ndërsa mungon specialisti.

"Ku janë sanksionet përse dikush vendoset vetëm dy ditë në termin apo ka vetëm dy termine në ditë. Për këtë tashmë një kohë të gjatë alarmojmë", thotë Çollakova-Dervishova.

Për golgotën nëpër të cilën kalojnë pacientët nëpër labirinthet shëndetësore, për MIA-n dëshmon edhe pacientja Ana Marjanoviq e cila për sken të eshtrave ka pritur nga sshtatori që të thirret për incizim nga fillimi i dhjetorit. Që paradoksi të jetë më i madh, në bisedë me miqtë ka kuptuar se megjithatë koha e pritjes nuk ka qenë e gjatë, përkatësisht se ka kryer punë për një periudhë të shkurtë kohore.

"Nga përvoja personale e di se kam pritur nga shtatori deri në fillim të dhjetorit për sken të eshtrave. Tani ka pacientë të cilët, në vend se të ulet koha e pritjes, për sken të eshtrave, presin rreth katër muaj, njejtë është edhe për PET sken", thotë Marjanoviq.

"Termini im", sipas saj, është diçka që ndoshta funksionon, por jo edhe për pacientë tek të cilët është diagnostikuar sëmundja dhe të cilët kanë nevojë për kontrolle të rregullta.

Autoritetet shëndetësore shfaqin bindje se rregullisht bëhet kontrolli në sistemin elektronik të caktimit, por se për t'u fituar pasqyrë e plotë e situatëss duhet të merren parasysh disa faktorë mes të cilëve defektet e aparaturës, nevoja për servisim të rregullt, si dhe pandërgjegjshmëria tek një pjesë e pacientëve të cilët caktojnë termin, e më pas nuk shkojnë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, në bisedë për MIA-n thekson se vitin e kaluar vetëm në rezonancë magnetike, nga gjithsej terminet e caktuara, një e pesta nuk janë realizuar për shkak të mosardhjes ë pacientëve.

Për mosparaqitje në termin të caktuar, janë shqyrtuar disa zgjidhje të mundshme, ndërsa një prej tyre është pacientët ta konfirmojnë terminin disa ditë para se të vijnë në kontroll.

Zëvendësministrja Manoleva thotë se do të shkohet me zgjidhje të cilat nuk do të jenë në barrë të pacientëve të cilët edhe ashtu e kanë vështirë për shkak të sëmundjes që e kanë, por megjithtë bën thirrje për ndërgjegjësim, ndërsa nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë, ta anulojnë terminin, i cili mund të shfrytëzohet për një pacient tjetër.

Në Ligjin për mbrojtje shëndetësore edhe tnai ka nen me të cilin rregullohet ky moment. Në nenin 39-a, paragrafi 12 është cekur se pacientët janë të oblikguar ta respektojnë terminin e caktuar përmes listës elektronike të kontrolleve dhe intervenimeve, ndërsa nëse e kanë të pamundur të vijnë, duhet ta anulojnë së paku 24 orë më parë.

Caktimi i terminit nuk është problemi i vetëm, pritet edhe për rezultate

Pritja për t'u caktuar termin nuk është provlemi i vetëm me të cilin përballen pacientët. Ndonjëherë pritet edhe për lexim të rezultateve nga incizimi, ndërsa një nga shkaqet është mungessa e radiologëve në vend.

Marjanoviq, e cila është paciente në Klinikën e onkologjisë, thotë se onkologët përpiqen, nëse është diçka urgjente të gjejnë termin, megjithatë edhe atëherë paraqitet problem, posaçërisht nëse duhet të bëhet rezonancë magnetike apo PET sken sepse nuk ka kush t'i lexojë rezultatet.

Sipas saj, sistemi slloven i kontrollit të dyfishtë të leximit të rezultateve është diçka që duhet të vendoset në vend, në mënyrë që të pakësohen edhe gabimet që paraqiten, për të cilat thotë se nuk janë aq të vogla.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Manoleva pranon se radiologët mungojnë si kuadër, por shton se është i madh numri i mjekëve tashmë të dërguar për specializim. Manoleva shpreson se në dy-tre vitet e ardhshme këta kuadrp të jenë pjesë e institucioneve publike shëndetësore dhe se do të mbushet boshllëku që ekziston në këto vite.

Sipas konpetentëve, në gjashtë-shtatë vitet e kaluara pothuajse dyfish është rritur numri i mjekëve në specializim dhe subspecializim. Pa konkursin e kaluar, ka rreth 1.300 mjekë të dërguar në specializim dhe rreth 400 mjekë të dërguar në subspecializim.

Bllazhe Darudov

Biljana Anastasova-Kostiq

Foro dhe video: МIА

Vazhdon... 

 

Me këtë tekst MIA i bashkangjitet nismës për transparencë të shtuar të institucioneve që Instituti për studime komunikative e zbaton në bashkëpunim me mediumet në suaza të projektit "Shfrytëzo fakte", i cili është mbështetir nga Ambasada britanike.

 

QËNDRONI TË LIDHUR