• e premte, 27 dhjetor 2024

Tenisti australian Minaur ka poseduar certifikatë të rrejshme për kovid

Tenisti australian Minaur ka poseduar certifikatë të rrejshme për kovid
Madrid, 17 shkurt 2022 (MIA) – Tenisti australian Aleks de Minaur, i radhitur në vendin e 32-të në listën ATP, është mes personave të përfshirë në aferën me Kovid vërtetimet e rrejshme, njoftuan sot agjencitë botërore, duke iu referuar burimeve në policinë spanjolle. Në skandalin janë involvuar edhe sportistë dhe personalitete tjerë. Minaur, i cili sot e feston ditëlindjen e tij të 23-të, muajin e kaluar është paraqitur në Australia Open, ku vaksinimi ishte i obligueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Policia spanjolle këtë javë e ka përfunduar fazën e dytë të hetimit, të filluar në janar kundër degës lokale të organizatës kriminele, e cila ka ofruar certifikata të rrejshme shëndetësore dhe PCR teste përmes aplikacionit për këmbim të porosive. Hetimet konfirmuan se njerëzit udhëheqës të organizatës kanë qenë në Francë. Gjithsej 11 persona janë arrestuar për shkak të “falsifikimit ose shfrytëzim të falsifikateve”, ndërsa rreth 2.200 persona kanë blerë vërtetime të faksifikuara. Pagesat janë bërë në kriptovaluta në llogari në vende të treta. PCR i rrejshëm kushton 50 euro, vërtetim i rrejshëm për Kovid 200 euro, ndërsa 1.000 euro është paguar për vërtetime të rrejshme për vaksinim. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR