• e shtunë, 23 nëntor 2024

Temperaturat minus të mëngjesit, më ftohtë në Berovë

Temperaturat minus të mëngjesit, më ftohtë në Berovë

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë me shtatë gradë nën zero. Siç njoftoi DPHM-ja, temperaturat minus janë matur edhe në Strumicë (-5), -4 në Shkup - Petrovec, Tetovë, Shtip, Demir Kapi dhe Veles, -3 në Shkup - Zajçev Rid, Prilep dhe Kavadar, -2 në Kriva Pallankë dhe -1 në Vinicë dhe Gjevgjeli. 

Zero gradë janë matur në Manastir dhe në Kodrën e Diellit, 1 në Hanet e Mavrovës, Ohër dhe Krushevë dhe 2 gradë në Pretor. 

"Sot në mëngjes është me diell, nëpër lugina ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra, në Tetovë dhe Demir Kapi, deri në 200 metra në Pellagoni", njofton DPHM-ja. 

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 10 deri 16 gradë. 

"Paradite në Shkup do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë", njofton DPHM-ja. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR