Temperaturat e mëngjesit prej 0 deri 7 gradë, gjatë ditës deri 17
- – Sot në mëngjes në vend janë matur temperatura prej 0 deri 7 gradë. Temperatura më e ulët prej 0 gradë është matur në Berovë, 1 gradë në Llazaropolë dhe në Kodër të Diellit, 3 në Strumicë, 4 në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës, 5 në Tetovë, Prilep, Krushevë, Veles, Kavadar dhe Gjervgjeli, 6 në Shkup – Petrovec, Shtip dhe Vinicë, si dhe 7 gradë në Shkup – Zajçev Rid, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Fitore Curri
- 09:12, 5 mars, 2026
Shkup, 5 mars 2026 (MIA) – Sot në mëngjes në vend janë matur temperatura prej 0 deri 7 gradë. Temperatura më e ulët prej 0 gradë është matur në Berovë, 1 gradë në Llazaropolë dhe në Kodër të Diellit, 3 në Strumicë, 4 në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës, 5 në Tetovë, Prilep, Krushevë, Veles, Kavadar dhe Gjervgjeli, 6 në Shkup – Petrovec, Shtip dhe Vinicë, si dhe 7 gradë në Shkup – Zajçev Rid, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Kodër të Diellit është matur shtresë e borës prej 72 centimetra.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe me kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 11 deri 17 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut dhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s