• e enjte, 26 dhjetor 2024

Temperaturat e larta shkak për numër të shtuar të kolapseve, qytetarët t'u përmbahen masave për mbrojtje nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta shkak për numër të shtuar të kolapseve, qytetarët t'u përmbahen masave për mbrojtje nga temperaturat e larta

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Ndryshimet e përnjë[hershme të motit dhe temperaturat e larta mund të jenë të rrezikshme për qytetarët. Nga ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup thonë se për shkak të nxehtit, është rritur numri i thorrjeve, si dhe i kolapseve në vende publike, pavarësisht moshës së qytetarëve. Qytetarët mund të kenë marramendje, ndryshim të shtypjes së gjakut, shqetësim... Rekomandohet dalje nga shtëpia në orët e mëngjesit dhe vonë pasdite, të mbahen rroba të lehta, të konsumohen shumë lëngje dhe ushqim i lehtë.

"Kemi mjaft kolapse në vende publike, pavarësisht moshës. Duhet të respektohen rekomandimet për mbajtje të rrobave të lehta, marrja e terapisë për të sëmurët kronik, të mos dilet në diell pas orës 11:00 e kështu mke radhë", deklaroi Dragan Panov, mjek në Ndihmën e shpejtë mjekësore në Shkup.

Ndihmë dhe këshilla kërkojnë edhe më të moshuarit, por edhe të rinjtë. Ka ndodhur ndihmë të kërkojnë të rinj të cilët kanë bërë dush, e menjëherë më pas kanë fjetur nën klimë. Një prej rekomandimeve është edhe të mos praktikohet kjo -, këshillojnë, të mos i ekspozohen fryrjes së drejtpërdrejtë të klimës.

Здружението на приватни Лекари на Македонија (ЗПЛРМ) го поздравува покачувањето на платите на здравствените  работници во јавното здравство, но истовремено изразува разочарување што тие се за

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privat, Lilia Çollakova Dervishova konsideron se të nxehtit e bën të veten edhe për shkak të ndryshimeve të përnjëhershme, ngrohja shkakton çrregullime në qarkullim tek njerëzit.

"Ka marramendje, ndryshim të shtypjes së gjakur", i përmendi ajo, mes të tjerave, duke shtuar se tek disa persona, të cilvëe nuk u përshtaten temperaturat e larta , paraqitet edhe shqetësimi.

Rekomandime të mjekëve janë të konsumohet ushqim i matir, të praktikohet dalja në orët e hershme të mëngjesit dhe vonë në mbrëmje, të mos ketë dallime të mëdha të temperaturave kur kalohet nga ambiente të mbyllura në ambiente të jashtme sepse kjo është goditje e vërtetë për organizmin e njeriut. Të konsumohet më shumë ujë, të evitohet alkooli. Të mos konsumohen puje shumë të ftohta, me shumë akull.

"Nevojitet ftohje, por, jo në masa të mëdha", theksoi Çollakova Dervishova.

Fëmijët të nxirren në shetitje në orët e hershme të mëngjesit dhe vonë pasdite, të vendoset mbrojtje nga dielli dhe të konsumohen lëngje

Mjekët pediatër gjithashtu paralajmërojnë fëmijët të mos dalin jashtë gjatë të nxehtit, për shetitje të shfrytëzohen orët e hershme të mëngjesit dhe orët e vonshme të pasdites.

JУ Меѓуопштински центар за социјална работа Велес ги известува сите заинтересирани дека во тек  е Повикот од МТСП за користење бесплатна услуга за одмор и рекреација на деца од семејства во с

Drejtoresha mjekësore e Klinikës së fëmijëve në Shkup, dc.dr. Valentina Cvejoska Çollakovska në deklaratë prë MIA-n theksoi se foshnjat janë posaçërisht të ndjeshme ndaj humbjes së shtuar të lëngjeve, dehidratimit dhe disbalancit elektrolit.

"Rekomandim nga ne, mjekët pediatër, do të ishte, kujdes i shtuar gjatë daljes jashtë me fëmijë. Për shkak të temperaturave të larta, të shfrytëzohen orët e hershme të mëngjesit dhe orët e vonshme të pasdites, të përdpren kapele mbrojtëse, mjete me faktorë të lartë mbrojtës për rrezet UV, të sigurohet konsumim i mjaftueshëm i lëngjeve dhe ushqimit të lehtë. Posaçëriosht vëmendje duhet t'i kushtohet higjienës - si personale, ashtu edhe të prodhimeve ushqimore, frutave dhe perimeve", theksoi mjekja.

Ajo informoi se tani në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve janë të hospitalizuar 12 fëmijë me enterokolitis, kryesisht foshnja dhe fëmijë të moshës parashkollore. Në këtë klinikë, siç shtoi ajo, janë të hospitalizuar edhe tre fëmijë me pertusis të dëshmuar, thënë popullorçe, kollën e mirë.

Институтот за белодробни заболувања кај децата – Козле денеска го прими првиот возрасен пациент позитивен на вирусот КОВИД-19, а хоспитализирани се и две деца кои се позитивни. Овој болнички

Doktor primarius Mirjana Popovska, specialiste pediatre nga Klinika universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët - "Kozle", në deklaratë për MIA-n theksoi se janë plotësuar të gjitha terminet e pulmologëve për hulumtime alergologjike në këtë periudhë. Po bëhen të gjitha testet në këtë spital.

Në klinikë, siç shtoi ajo, ka edhe fëmijë me pertusis, posaçërisht foshnjat. Për momentin, më të shpeshta janë infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Bëhet fjalë për pneumoni, bronkit.

"Rreth 100 kontrolle ambulantore kemi në afat prej 24 orëve. Për momentin, 40 foshnja janë hospitalizuar në klinikë", sqaroi Popovska.

Nga DPHM për sot paralajmërojnë se temperaturat do të jenë deri 36 gradë, përderisa për nesër paralajmërohet më e larta të jetë deri 38 gradë, ndërsa të mërkurën, të enjten dhe të premten në juglindje të vendit të arrijë edhe deri 39 gradë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR