• e premte, 27 dhjetor 2024

Temperatura më të ulëta janë matur në Berovë, Llazaropolë dhe Kodër të Diellit, më të larta në Dojran

Temperatura më të ulëta janë matur në Berovë, Llazaropolë dhe Kodër të Diellit, më të larta në Dojran

Shkup, 7 maj 2023 (MIA) - Temperatura më të ulëta prej 4 gradë celsius janë matur në Berovë, Llazaropolë dhe Kodër të Diellit, ndërsa më të larta 13 gradë në Dojran.

Nga DPHM sot në mëgjes informuan se 5 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës, 6 në Shkup - Petrovec, Kriva Pallankë dhe Tetovë, 7 gradë në Manastir, 8 në Prilep, Demir Kapi, Krushevë dhe Kumanovë, 9 Shkup - Zajçev Rid, Shtip, Strumicë dhe Dibër, 10 në Ohër dhe Pretor, 11 gradë në Vinicë dhe 12 në Gjevgjeli.

"Gjatë natës vranësirat u ulën dhe mbizotëroi mot kryesisht i kthjellët me erë të lehtë të ndryshueshme. Sot në mëngjes moti ishte me diell me vranësira të vogla në pjesët perëndimore dhe diku fryente erë e lehtë e ndryshueshme", informojnë nga DPHM.

Moti sot do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shi të rrymbaeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 12, ndërsa ajo maksimale prej 21 deri 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 24 gradë. fc/

Fotografia: MIA
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR