• e diel, 06 tetor 2024

Teksas: Mbi 80.000 njerëz pa energji për shkak të uraganit Beril

Teksas: Mbi 80.000 njerëz pa energji për shkak të uraganit Beril

 Uashington, 8 korrik 2024 (MIA) - Uragani Beril ka goditur sot bregun e Teksasit, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së (NHC).

 Për shkak të uraganit, më shumë se 84.000 banorë të Teksasit kanë mbetur pa energji elektrike.

 Uragani do të vazhdojë të sjellë shi të dendur, erëra të forta dhe tornado në pjesën më të madhe të Teksasit Lindor ndërsa lëviz në brendësi të vendit.

 Paraprakisht, uragani Beril goditi Karaibet ku humbën jetën të paktën 11 persona.

 Pritet që Berili  të dobësohet në një stuhi tropikale deri nesër kur të arrijë në Arkansas.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR