Teherani pretendon se ka rrëzuar disa dronë, por deri tani nuk ka ndonjë sulm raketor
- Dronët janë "rrëzuar me sukses" nga PVO-të iraniane herët në mëngjes, por "deri më tani nuk ka informacion për sulmin e mundshëm raketor", deklaroi zëdhënësi i agjencisë hapësinore të Iranit.
- Post By Fami Bajrami
- 08:03, 19 prill, 2024
Teheran, 19 prill 2024 (MIA) - Dronët janë "rrëzuar me sukses" nga PVO-të iraniane herët në mëngjes, por "deri më tani nuk ka informacion për sulmin e mundshëm raketor", deklaroi zëdhënësi i agjencisë hapësinore të Iranit.
"Deri në këtë moment nuk ka sulm ajror jashtë nga Isfahan dhe në rajonet tjera të vendit", theksoi Hosein Dalirijan në deklaratën e publikuar në X, pas raportit të televizionit amerikan për sulmin izraelit ndaj Izraelit.
Raketat izraelite kanë goditur objektivat në Iran, publikoi Ej-Bi-Si Njuz duke cituar përfaqësuesin zyrtar amerikan, ndërsa mediat e shtetit iranian publikuan për shpërthimin në pjesën qendrore të vendit, disa ditë pasi Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar dronë drejt Izraelit.
Agjencia e gazetës iraniane Fars publikoi se është regjistruar shpërthim në aeroportin në qytetin qendror Isfahan.
Irani ka pezulluar fluturimet mbi qytetet Isfahan, Shiraz dhe Teheran, kumtuan mediat shtetërore.
Aeroporti ndërkombëtar Imam Homeini në Teheran ishte i mbyllur për të gjitha fluturimet deri në orën 07:00 sipas Griniçit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s