• e enjte, 26 dhjetor 2024

TAV: Aeroportet në Shkup dhe Ohër me 2,4 milionë udhëtarë në nëntë muajt e parë të vitit

TAV: Aeroportet në Shkup dhe Ohër me 2,4 milionë udhëtarë në nëntë muajt e parë të vitit

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti "Shën Apostol Pali" Ohër shënojnë rritje prej 30 përqindëve të trafilkut ajror për periudhën janar - shtator të vitit 2023 në krahasim me vitin 2022 dhe rritje pej 15 përqindëve në krahasim me vitin 2019, kumtoi TAV Maqedoni.

TAV Maqedoni, filiali i TAV Aeroporte dhe anëtare e Grupacionit ADP, shënon numër të rritur të udhëtarëve për periudhën janar - shtator të vitit 2023, kur gjithsej 2,4 milionë (2.357.712) kanë udhëtuar përmes dy aeroporteve, në Shkup dhe Ohër, që paraqet rritje vjetore prej 30 përqindëve në krahasim me vitin 2022.

Krahasuar me vitin 2019, e cila konsiderohet si vit referues në aviacion, si viti më i mirë krahasuar me trafikiun e udhëtarëve para Kovid-19, dy aeroportet shënojnë 15 për qind më shumë udhëtarë në periudhën janar - shtator të vitit 2023.

Krahasuar me numrin e fluturimeve për periudhën e njejtë, rritja vjetore është 19 për qind, gjegjësisht pesë për qind krahasuar me vitin 2022 dhe 2019 ose në aeroportet në Shkup dhe Ohër janë realizuar dhe shërbyer gjithsej 17.683 fluturime.

"Kemi kënaqësinë të vërejmë një rritje prej 30 për qind të numrit të udhëtarëve për aeroportet e Shkupit dhe Ohrit në krahasim me statistikat e vitit 2022. Na gëzon veçanërisht që në vetëm nëntë muaj të vitit 2023, me 2.4 milionë udhëtarë, pothuajse kemi arritur numrin e udhëtarë të shërbyer në të gjithë vitin 2022. Kjo paraqet një vazhdimësi të trendit pozitiv të rimëkëmbjes dhe ajo që na bën veçanërisht krenarë është se statistikat e trafikut ajror për dy aeroportet e vendit jo vetëm që e tejkalojnë vitin referues 2019 me 15 për qind, por i tejkalon edhe parashikimet e ACI* për vëllimin e udhëtarëve në nivel global në vitin 2023, që është 94.2 për qind nga niveli ië vitit 2019. Presim që deri në fund të këtij viti, me linjat e reja ajrore dhe kompanitë e reja ajrore që kanë hyrë në tregun vendor, së bashku me përsosmërinë në shërbimet tona që i japin kolegët tanë të përkushtuar dhe të orientuar drejt klientit, do ta përmbyllim vitin 2023 si një vit të thyerjeve të rekordeve të reja", thotë Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Në vitin 2023, deri më tani, dy linja ajrore të reja kanë hyrë në tregun e aviacionit vendor, Lufthansa dhe Norvegjia, me fluturime të rregullta ose sezonale përkatësisht drejt Frankfurtit dhe Oslos. Ndërkaq, SunExpress nga aeroporti i Shkupit njoftoi se fluturimet çarter për në Izmir dhe Antalia do të vazhdojnë të funksionojnë si fluturime të rregullta nga sezoni i ardhshëm dimëror, ndërsa Wizz Air ka filluar fluturimet e rregullta për në Lubjanë. Përveç kësaj, AEGEAN, nga 2 tetori 2023, filloi të fluturojë për në Sarajevë. Aeroporti i Ohrit pati një sezon të shkëlqyer veror të përforcuar nga fluturimet sezonale dhe çarter për në Beograd, në Air Serbia dhe në Mançester dhe Londër (Gatwick), në TUI.

Destinacionet më të shpeshta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, sipas statistikave të trafikut të udhëtarëve të TAV Maqedoni, për periudhën janar - shtator 2023, ishin Stambolli (dy aeroportet, IGA dhe Sabiha Gokçen me 10.8 për qind të tregut), Bazel Miluz (6.1 për qind), Cyrih (5.5), Vjenë (4.7), Dortmund (4.5), Frankfurt (4.2), Mynih Memingen (4.1), Antalia (4), Malmo (2.6) dhe Këln (2.6 për qind).

Top 5 vendet më të mira me fluturime direkte për periudhën janar-shtator 2023 ishin Gjermania (27.3 për qind e tregut), Turqia (16.9), Zvicra (13.4), Suedia (6.7) dhe Italia (6.5 përqind).

Sa i përket pjesëmarrjes së linjave ajrore në trafikun e udhëtarëve për nëntë muajt e parë të vitit 2023 në Aeroportin e Shkupit, Wizz Air ka bartur numrin më të madh të udhëtarëve (60,2 për qind të tregut), e ndjekur nga Turkish erlajns (7,4), Pegasus erlajns (6,1), Austrian erlajns (4.7), Chair Airlines (3.7).

Destinacioni më i shpeshtë për udhëtime për tre tremujorët nga viti 2023, janar - shtator, nga Aeroporti i Ohrit është Bazel (21.5 për qind të tregut), e ndjekur nga Vjena (21), Dortmundi (16.4), Memingen (11.9), Malmo (9.4), Cyrihu (9.3), Amsterdami (8.8) dhe pjesa tjetër e destinacioneve kanë 0.5 për qind.

Aktualisht, sipas orarit të fluturimeve, nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit fluturojnë 14 linja ajrore në 41 destinacione, ndërsa në Aeroportin “Shën Apostul Pali” dy linja ajrore fluturojnë në 6 destinacione. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR