• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Tatjana Dimitrovska: Nuk ka presione nga politikanët ndaj KSHPK-së

Tatjana Dimitrovska: Nuk ka presione nga politikanët ndaj KSHPK-së

Manastir, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Presion nga politikanë nuk kemi. Ne jemi institucion i pavarur dhe nuk do të lejojmë asnjë formë presioni, deklaroi sot në Manastir kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska.

Në deklaratë për media, Dimitrovska theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk varet vetëm nga një institucion dhe nevojitet veprim i përbashkët.

"Lufta kundër korrupsionit nuk varet vetëm nga një institucion. Ne bëjmë përpjekje maksimale për t'i trajtuar të gjitha lëndët dhe procesuimin e tyre. Presion nga politikanët nuk kemi. Ne jemi institucion i pavarur dhe nuk do të lejojmë asnjë lloj presioni", potencoi Dimitrovska.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me procedurën dhe dinamikën e lëndës së themeluar në KSHPK për kushtet për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Dimitrovska theksoi se në KSHPK për çdo ditë arrijnë plotësimet në aplikacion me dyshime të caktuara.

"Në KSHPK ka arritur ankesë për dyshimin e mosplotësimit të kushteve për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe për të njëjtën është formuar një lëndë. Në vazhdim është sigurimi i tërë dokumentacionit për konfirmimin e gjendjes reale. Më duhet të theksoj se pas raportimit të parë, çdo ditë arrijnë në aplikacion shtesa të denoncimit me dyshime të caktuara për kushtet specifike të parashikuara me ligj dhe pas konstatimit të gjendjes faktike, KSHPK do të vendosë në seancë publike", u përgjigj Dimitrovska.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska sot në Manastir mori pjesë në promovimin e "Karvanit kundër korrupsionit", i organizuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR