• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tatimi solidar paguhet nga 130 kompani, 26 nuk e kanë përmbushur detyrimin

Tatimi solidar paguhet nga 130 kompani, 26 nuk e kanë përmbushur detyrimin

 Shkup,  9 nëntor 2023 (MIA) -  Në përfundim me ditën e djeshme, 8 nëntër,  nga 130 kompani janë paguar 2.3 miliardë denarë në bazë të tatimit solidar. Këtë detyrim e kanë 156 kompani, ndër të cilat edhe një ndërmarrje publike, me vlerë të përgjithshme prej tre miliardë e 29 milionë denarë. Njëzet e gjashtë kompani ende nuk e kanë shlyer detyrimin dhe gjithsej kanë borxh 726.6 milionë denarë, edhe përkundër afatit që u është dhënë Drejtpria për të Ardhura Publike.

Shumë më të madhe, prej 257.3 milionë denarë, janë paguar nga një kompani nga Shkupi me veprimtari të derdhjes së çelikut, e cila për vitin 2022 ka pasur të ardhura të përgjithshme prej 11.3 miliardë denarë. 

Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska në brifing me gazetarët sot bëri të ditur se pothuajse gjysma e kompanive që nuk e kanë përmbushur detyrimin janë nga Shkupi (12), ndërsa pjesa tjetër janë nga Negotina, Strumica, Gjevgjelia, Dellçeva, Manastiri, Prilepi, Çuçer Sandeva, Gostivari, Sllupçani, Zhelina, Ohri. 

 Veprimtaritë e kompanive që kanë borxh janë të ndryshme - dy kompani janë nga biznesi i lojërave të fatit dhe basteve, dy për ndërtimin e objekteve banesore dhe jo banesore, dy kompani me veprimtari të tregtisë me dru, materialeve ndlrtimore dhe sanitare, pastaj tregtisë me shumicë me prodhime kimike etj.

Mungesa e mjeteve është arsyeja më e shpeshtë që këto kompani e theksojnë për mospërmbushjen e detyrimit për të paguar tatimit solidar. 

"Debitori më i madh, ndërsa njëhersh edhe kompania me detyrimin më të madh të paraqitur, është kompania me vëllim të mesëm nga Shkupi, veprimtaria e së cilës është tregti me energji elektrike, e cila ka realizuar të ardhura gjithsej prej 13.2 miliardë denarë dhe ka borxh 294.6 milionë denarë", tha Llukarevska. 

DAP-i ka lëshuar paralajmërime. Nga 26 kompani që kanë detyrimin, gjashtë kanë bërë kompensim, që lejohet, ndërsa tre kompani janë në regjim e riprogramimit, fjegjësisht kanë vendosur të paguajnë me tre këste (tetor, nëntor, dhjetor).

Afati për kompanitë që nuk përmbushin detyrimin mbetet data 24 nëntor kur do të vijojë bllokimi i llogarisë. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR