Tasevski - Terziq: Pa marrëdhënie të mira ndërfqinjësore nuk mund të realizohen qëllimet strategjike
- - Vazhdon bashkëpunimi mes policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, veçanërisht në fushën e çrrënjosjes së krimit të organizuar, hetimeve financiare, si dhe nga fusha e rendit dhe paqes publike. Ky ishte konkluzioni i takimit mes drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski dhe drejtorit të policisë së Malit të Zi, Nikolla Terziq.
- Post By Fitore Curri
- 16:44, 9 maj, 2023
Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Vazhdon bashkëpunimi mes policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, veçanërisht në fushën e çrrënjosjes së krimit të organizuar, hetimeve financiare, si dhe nga fusha e rendit dhe paqes publike. Ky ishte konkluzioni i takimit mes drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski dhe drejtorit të policisë së Malit të Zi, Nikolla Terziq.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, në takim, i cili ishte realizuar në kuadër të Konferencës së 50-të Evropiane Rajonale të INTERPOL-it, që u organizua në Ohër, duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit malazez, drejtori Tasevski e falënderoi homologun Terziq për praninë e tyre në Konferencë, si dhe në Ceremoninë solemne me rastin e 7 Majit - Ditës së Policisë së Maqedonisë.
"Drejtori Terziq shprehu mirënjohje për ftesën, si dhe urime për organizimin e nivelit të lartë të të dy manifestimeve. Në të njëjtën kohë, drejtori Terziq theksoi se Mali i Zi është nderuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, që ka mundësuar takim personal me kryetarin e INTERPOL-it, gjeneralmajor Ahmed Naser El-Raisi", njofton MPB. fc/
Fotografia: MPB