• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tasevski në takim në Delegacionin e BE-së, për zhvillimet në M-NAV është njoftuar Organizata botërore e kontrollorëve të trafikut ajror dhe organizatat ndërkombëtare

Tasevski në takim në Delegacionin e BE-së, për zhvillimet në M-NAV është njoftuar Organizata botërore e kontrollorëve të trafikut ajror dhe organizatat ndërkombëtare

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski, sot është thirrur në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup pas zhvillimeve të fundit në M-NAV.

Tasevski në deklaratë për media të dhënë pas takimit tha se Delegacioni i BE-së dhe ambasadat po i përcjellin me përkushtim të gjitha zhvillimet dhe se janë të njohur me të gjithë situatën.

"Ata ishin shumë të njohur me të gjithë situatën, i kuptonin kërkesat tona për profesionalizëm. Patjetër që kemi pasur një mirëkuptim nga institucionet që funksionojnë ashtu siç ne duam të funksionojmë. Ata na dhanë mbështetje për të gjitha veprimet që kemi në dispozicion. Është për të ardhur keq që kjo gjë ka bërë jehonë kudo", tha Tasevski.

Ai theksoi se janë njoftuar të gjitha sindikatat nga Evropa me të cilat bashkëpunojnë dhe se në shenjë mbështetjeje po organizohet një vizitë e përfaqësuesve të tyre në vend. Janë njoftuar Organizata Botërore e Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe organizatat ndërkombëtare.

"Kjo tashmë i kalon kufijtë e vendit tonë sepse është e qartë se nëse qëndrojmë brenda kornizës së vendit tonë, nuk e marrim mbështetjen e duhur në atë që duhet bërë për të qenë një kontroll profesional i trafikut ajror", tha Tasevski.

Ги повтори следните чекори на синдикатот и најави дека доколку не се испочитуваат, од 10 јануари ќе биде затворен воздушниот простор над државата. 

Ai përsëriti hapat e radhës të sindikatës dhe paralajmëroi se nëse nuk respektohen, nga 10 janari do të mbyllët hapësira ajrore mbi vendin. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR