• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tasevski dhe Gavrovski në takim te Pendarovski, morën mbështetje për funksionim profesional në M-NAV

Tasevski dhe Gavrovski në takim te Pendarovski, morën mbështetje për funksionim profesional në M-NAV

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti kryetarin e Sindikatës së Kontrollorëve të Fluturimeve Aleksandar Tasevski dhe anëtarin e bordit sindikalist Goran Gavrovski. Në takim, shefi i shtetit i mbështeti angazhimet e Sindikatës për ruajtje të nivelit profesional në funksionimin e SHA M-NAV - Shkup.

Presidenti Pendarovski, siç informoi Kabineti i tij, edhe një herë e dënoi sjelljen e dhunshme në M-NAV nga ana e të punësuarve në atë institucion dhe persona të tjerë të cilët pa leje kishin hyrë në hapësirat e tyre. Njëherësh bëri thirrje për zbardhje të ngjarjeve në afat sa më të shkurtë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rrezikim potencial të sigurisë në komunikacionin ndërkombëtar ajror. 

Pendarovski në takim e riafirmoi qëndrimin se interesi personal ose politik i askujt nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionimin normal të institucioneve. 

Qeveria sot do të mbajë mbledhje, në të cilën, siç është paralajmëruar do të marrë vendime në lidhje me situatën në M-NAV, në mesin e të cilave edhe shkarkimin e gjithë udhëheqësisë dhe revizion për punën e deritanishme, pasi javën e kaluar tetë persona, në mesin e të cilëve edhe Bekim Neziri, ish ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV dhe kryetar i degës së BDI-së, sulmuan në zyrat e navigacionit të Maqedonisë së Veriut në aeroportin në Shkup. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR