• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari uron 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Taravari uron 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

7 mars 2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, vizitoi në shtëpinë e tij mësuesin e tij z. Selman Kalisin.

"Gëzuar 7 Marsin mësuesit tim të dashur Selman dhe të gjithë mësuesve kudo ku janë! Mirënjohje dhe respekt për kalorësit e dijes!", shkruan Taravari.

Krahas vizitës së mësuesit, kryetari Arben Taravari sot ishte i pranishëm edhe në drekën solemne të mësimdhënësve pensionistë të arsimin shqip duke i falënderuar veteranët e arsimit shqip për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në arsimimin e gjeneratave shqiptare.

"Për të festuar 7 Marsin, Ditën e mësuesit shqiptar, u mblodhëm në drekë të përbashkët me veteranët e arsimit, me të cilët në këtë ditë rikujtojmë përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë. Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë. Gëzuar 7 Marsi, për të gjithë mësimdhënësit shqiptar!", shkruan Taravari.

Aleanca për Shqiptarët

_________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR