• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Veprimet e Kosovës për ruajtjen e sovranitetit normale dhe legjitime, dhuna e protestuesve serbë ndaj policisë së Kosovës dhe KFOR-it e patolerueshme

Taravari: Veprimet e Kosovës për ruajtjen e sovranitetit normale dhe legjitime, dhuna e protestuesve serbë ndaj policisë së Kosovës dhe KFOR-it e patolerueshme

Shkup, 29 maj 2023

E kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Zyrtarët serbë i braktisën dhe i bojkotuan insitucionet e Kosovës në 4 Komuna të saj. Krejt normalisht dhe sidomos sipas ligjit, në krye të këtyre insitucioneve u vendosën 4 drejtues shqiptarë. Për ironi të fatit serbët i kanë pritur këto zgjedhje me protesta të dhunshme. 

E dënojmë ashpër dhunën e përdorur nga protestuesit sërb ndaj policëve shqiptarë dhe ushtarëvë të KFOR-it, të cilët po kryejnë misionin e tyre në bazë të autorizimeve dhe kompetencave te tyre. 

Mbështesim pa asnjë mëdyshje Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti. Kjo qeveri është krejt e drejtë në veprimet e saj për të ushtruar sovranitetin e saj në Veri të Kosovës si detyrim kushtetues. Duke ndjetur në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar duke përkrahur dhe mbështetur çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë të inicuar nga BE dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun politik, duke kontribuar për normalizimin e situatës së plotë në Veri të Kosovës e cila fatkeqësisht ka tendenca eskalimi. Eshtë i patjetërsueshëm fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, i inicuar nga Kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell dhe me mbështetje të SHBA-ve, me të cilën palët janë dakorduar që ti implementojnë të gjitha pikat e propozimit evropian.

Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

_____________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR