• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari u takua me ministren e çështjeve civile të Bosnjës e Hercegovinës Dubravka Boshnjak

Taravari u takua me ministren e çështjeve civile të Bosnjës e Hercegovinës Dubravka Boshnjak

Shkup, 15 nëntor 2024

Në kuadër të Kongresit Botëror Turk të Mjekësisë, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, zhvilloi një takim produktiv me ministren e Punëve Civile të Bosnjë dhe Hercegovinës, Dr. Dubravka Boshnjak. Gjatë takimit u ra dakord që të intensifikohet bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe shkëmbimin e praktikave të mira.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Fotografia: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR