• e enjte, 26 dhjetor 2024

Taravari: Shpresoj që në seancën e ardhshme të Qeverisë do të kemi edhe propozim se si të zgjidhet shpejtë problemi i kompresorëve në sallat e Qendrës Klinike

Taravari: Shpresoj që në seancën e ardhshme të Qeverisë do të kemi edhe propozim se si të zgjidhet shpejtë problemi i kompresorëve në sallat e  Qendrës Klinike

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka thënë sot në një deklaratë për media se në Qendrën Klinike, pjesa më e madhe e sallave të kirurgjisë janë në funksion. Ai shprehu shpresën se në seancën e ardhshme të qeverisë do të ketë propozim që problemi me kompresorët të zgjidhet sa më shpejt.

"Në Qendrën Klinike shumica e sallave janë duke punuar. Pra, rreth 70-80 për qind janë duke punuar, megjithatë ne po punojmë intensivisht dhe shpresoj që në seancën e ardhshme të qeverisë të kemi një propozim që problemi i kompresorëve në sallat e qendrës klinike të zgjidhet sa më shpejt, normalisht ne nuk presim një zgjidhje që do të ishte më pak se tre-katër muaj. Do të përpiqemi, është një periudhë optimale nëse mund të ndryshojmë tërësisht rrjetin dhe kompresorët", iu përgjigj ai pyetjes së një gazetari.

Ministri u pyet nëse do të kishte përgjegjësi për klinikat e kirurgjisë për kompresorin.

"Nuk është aspak kështu, sipas informacioneve që marr, stacioni i kompresorit është ndërtuar diku 32-33 vjet më parë, servisohet çdo 10 vjet. Servisi i fundit nëse nuk gaboj është bërë në vitin 2015. Duhej servisuar çdo 10 vjet, pra nuk është se nuk është bërë servis, por problemi është se amortizohet. Vetëm se disa gjëra, pas një kohe të caktuar, nuk funksionojnë më ashtu siç duhet", tha Taravari.

Lidhur me murin mbajtës të shembur në Klinikën e Fëmijëve, ministri tha se problemi duhet të zgjidhet, e jo të kërkohet kush e ka fajin.

"Mund të them lehtësisht se ministri i mëparshëm ka qenë, por nuk është kështu. Problemi është i përbashkët. Është dërguar disa herë një letër nga dy ministrat e fundit, që kanë qenë para meje, ndaj më duhet të gjej një zgjidhje për zgjidhjen e problemit", nënvizoi Taravari.

Ministri ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me ambasadoren amerikane, Anxhela Ageler, në të cilën, siç informoi Taravari, është biseduar për planet e Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën e ardhshme.

"Sot ishte për vizitë për të uruar postin e ministrit të Shëndetësisë ambasadorja e SHBA-së, me të cilën biseduam për problemet në shëndetësi dhe për planet e Ministrisë së Shëndetësisë në të ardhmen. Ne shpjeguam atë që ju tashmë e dini, do të thotë që duhet t'i kushtojmë vëmendje sa më shumë shëndetit publik, të gjithë drejtorët që janë ekonomikë që nuk ka nevojë dhe tashmë 13 janë shkarkuar dhe do të vazhdojmë në periudhën e ardhshme të shkarkojmë edhe të tjerët, ndërsa në ndërkohë tashmë është hartuar projektligji për ndryshime në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe është dërguar në Qeveri. Shpresoj që në një nga seancat e ardhshme në javën e ardhshme të kalojë edhe si vendim i Qeverisë që planifikojmë brenda një viti të bashkojmë Spitalin klinik dhe të planifikojmë të punojmë në rajonalizimin, pra decentralizimin e shëndetësisë, të gjitha me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në spitalet klinike të Tetovës, Shtipit, Manastirit, Ohrit dhe Strugës, ka bërë të ditur Taravari në një deklaratë për media. sa/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR