• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari sfidon BDI-në: Hajdeni që sot ta nënshkruajmë vetingun, po e përmendni me vite por pa asnjë iniciativë konkrete

Taravari sfidon BDI-në: Hajdeni që sot ta nënshkruajmë vetingun, po e përmendni me vite por pa asnjë iniciativë konkrete

6 prill 2024

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit në Shkup, në pyetje të gazetarëve nëse pret fitore, tha se ata janë të gatshëm të nënshkruajnë kush i humb zgjedhjet të tërhiqet nga politika, ndërsa u shpreh i bindur se ata do të jenë fitues.

Po ashtu, Arben Taravari, sa i përket vetingut të paralajmëruar nga BDI, tha se kjo parti, ka 7-8 vite që e proklamon atë, po asnjëherë nuk ka ndërmarr ndonjë iniciativë, dhe as që është propozuar ndonjë draft-version në Kuvend.

"Përsëri sot e shfrytëzojë rastin ti them hajdeni ta nisim bile prej sot ta nënshkruajmë vetingun. Ata e përmendin 7-8 vite, sot e kësaj dite në parlament nuk ka ndonjë draft version për vetingun e gjithë politikanëve por edhe të gjithë funksionarëve. Uroj dhe shpresoj që mos i kenë fjalë, jo sot po nesër. Listat e VLEN-it janë dorëzuar, nuk ka ndonjë person që është akuzuar nga Prokuroria Speciale, apo në lista të zezë. Jemi të gatshëm në mënyrë reciproke t’ju përgjigjemi dhe t’i qëndrojmë asaj që e kërkojnë", deklaroi Arben Taravari, kandidat për president nga radhët e opozitës shqiptare.

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR