• e enjte, 05 dhjetor 2024

Taravari: Qëndrova konsekuent, hyra në politikë që të sjellim ndryshime në bllokun shqiptar dhe kjo ndodhi

Taravari: Qëndrova konsekuent, hyra në politikë që të sjellim ndryshime në bllokun shqiptar dhe kjo ndodhi

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Qëndrova konsekuent në politikë, hyra që të sjellim ndryshime në bllokun shqiptar dhe kjo ndodhi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili është lider i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, duke e komentuar deklaratën e Ziadin Selës, i cili e udhëheq pjesën tjetër të anëtarësisë. 

Sela dje deklaroi se Taravari me urdhër të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka kontribuuar për ndarje të Aleancës për Shqiptarët. 

"Mendoj se ai mendon shumë konspirativ. Nuk më pëlqejnë ato ide paranojake. Ne njihemi prej nëntë vitesh dhe nuk mendoj se i shkon. E di që kam qëndruar konsekuent në politikë, kam hyrë për të sjellë ndryshime në bllokun shqiptar dhe kjo ndodhi, ndërsa z. Sela, fatkeqësisht, u ul në prehrin e z. Ahmeti (Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së)", tha Taravari.

Lidhur me vërejtjet për flamurin shqiptar në kabinetin e tij, Taravari tha se në kabinetin e tij zyrtarisht ka dy flamuj si edhe në të gjitha kabinetet. 

"Flamuj të vegjël ka të rreth 20 shteteve, mes tjerash edhe flamuri shqiptar gjithsesi", tha Taravari. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR