• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Punojmë në decentralizimin e Onkologjisë, të funksionojë si Institut i Transfuziologjisë

Taravari: Punojmë në decentralizimin e Onkologjisë, të funksionojë si Institut i Transfuziologjisë

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi se kanë filluar me decentralizimin e Klinikës së Onkologjisë dhe qëllimi është të funksionojë si Institut i Transfuziologjisë, i pyetur se ç'farë ka ndryshuar në interes të pacientëve, pas një viti pasi shpërtheu skandali në lidhje me Onkologjinë.

"Ne filluam me decentralizimin e Onkologjisë. Bëhet fjalë për spitalin "8 Shtatori". Një kuadër i caktuar tashmë trajnohen këtu në Onkologji dhe qëllimi është të bëjmë rrjet që do të kontrollohet nga Klinika e Onkologjisë. Pra "8 Shtatori" tashmë shpresoj për një muaj e gjysmë të fillojë edhe atje të jepen terapi, atë do ta promovojmë. Në Tetovë, Manastir dhe Shtip tashmë jepet terapi onkologjike. Dalëngadalë të fillojmë me decentralizimin, megjithatë sërish do të ketë ndonjë kontroll nga Klinika për Onkologji. Praktikisht të funksionojë si Instituti për Transfuziologji. Qendra është në Shkup, megjithatë ka filiale gjithkund", sqaroi ministri.

Ai tha se ende nuk e ka marrë raportin e fundit të revizionit për Onkologjinë.

Drejtori Igor Stojkovski tha se ata e kanë marrë dhe së bashku me ekipin kanë parashikuar plan aksionar. Do të veprohet sipas rekomandimeve në raportin e revizionit.

I pyetur rreth lejes për punësim, sepse ka pasur punësime urgjente, drejtori tha se procedura administrative ka filluar. Ai e cilësoi si një proces mjaft kompleks dhe se gjithçka varej nga MSH, MSHIA dhe MF.

Në pyetjen e gazetarëve se ç'farë kuadri do të punësohet, ai theksoi se do të jetë nga të gjitha profilet.

"Pra kemi infermiere, mjekë, teknologë mjekësor, kuadër administrativ, rreth 50 është numri", u përgjigj Stojkovski. sa/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR