• e enjte, 26 dhjetor 2024

Taravari pret nga drejtorët e klinikave të ndërmarrin masa për foshnjën e ndjerë

Taravari pret nga drejtorët e klinikave të ndërmarrin masa për foshnjën e ndjerë

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për media informoi se raporti për foshnjën e ndjerë 14-muajshe në Shkup, tashmë është dërguar në spitalin special Kozle, në Klinikën Universitare të Pediatrisë dhe në Odën e Mjekëve. Ai përkujtoi se raporti nuk ishte bërë nga ai, por nga profesionistë të cilët, ata si Ministri i kishin emëruar. 

Ai tha se shpreson se të dy drejtorët do të ndërmarrin masa. Ministri nënvizoi se pret nga ata që të ketë përgjegjësi. 

“Unë si ministër nuk jam gjykatës, as prokuror. Unë si ministër kam angazhuar një komision, edhe atë mendoj kompetent, që ka dhënë raport të hollësishëm se çfarë ka ndodhur, tani raporti është dërguar në klinika. Presim të shohim se si do të veprojnë drejtorët. Më tej mund të marrim masa ndaj drejtorëve, ndaj punonjësve... nuk ka ku të shkarkojë ministri. Ministria dhe ministri duhet të insistojnë që drejtorët të marrin masa për ata mjekë që kanë bërë një lloj, le të themi, nëse nuk them - një gabim, megjithatë, një anashkalim. Kështu kemi konstatuar bashkë me komisionin se është bërë mbikëqyrje”, u përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve.

Siç ishte bërë e ditur, deri më tani në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kishte arritur kurrfarë ankese. 

Në pyetjen si është e mundur që në Klinikën e Sëmundjeve të Frymëmarrjes te Fëmijët – “Kozle”, të mos ketë respirator, ai u përgjigj se sipas informacioneve që i ka në dispozicion, ishte dërguar para se ata të vinin në Ministrinë e Shëndetësisë, në ndonjë klinikë ku kishte më shumë nevojë për të.

“Gjithsesi se Ministria tani ka për detyrë që sa më shpejtë të sigurojë aty të ketë respirator invaziv”, ishte i vendosur Taravari. fc/

Fotografia dhe video:MIA

QËNDRONI TË LIDHUR