• e enjte, 26 dhjetor 2024

Taravari: Plumbi paraqet mesazh të qartë kërcënues mafioz, ndryshimi ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndal!

Taravari: Plumbi paraqet mesazh të qartë kërcënues mafioz, ndryshimi ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndal!

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA)- Pasi sot në orët e hershme të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij u gjet një plumb, pasdite ka reaguar kryetari i ASH-së dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Forcat e policisë të shtetit ishin sot në shtëpinë time ashtu siç e keni parë në media, sepse aty është gjetur një plumb që është lëshuar me mesazh të qartë kërcënues mafioz. Më vjen keq për familjen time e sidomos për nënën time e cila e ka përjetuar veçanërisht keq këtë situatë. Më vjen keq për ata politikanë që tregojnë se argumenti i tyre për të heshtur zërin e dikujt janë plumbat, plumba që më kujtojnë Italinë e viteve 1992 ku mafia e vrau gjykatësin e famshëm Xhovani Falkone... Por për kaq më vjen keq...këtu mbaron keqardhja ime dhe fillon gëzimi im sepse kuptoj se ata që e mbanin peng këtë vend janë në dëshpërimin e humbjes! Është në hall të madh kushdo që i mbaron fjala dhe i mbetet vetëm plumbi... Kujtdo që e ka lëshuar atë plumb, i them se edhe sikur artileri të rëndë të lëshoni, ndryshimi ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndal!”, shkruan në reagimin e tij në rrjete sociale Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Më tej në reagimin e tij, Taravari thotë se “ju mund të më vrisni mua, dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për familjen time dhe më vjen keq që këtë po e lexojnë edhe fëmijët e mi...por ju do të vrisnit vetëm një njeri, mirëpo çfarë do t'u bëni mijëra e qindra mijërave njerëzve që tashmë janë çuar në këmbë”?

“Ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni një popull! Faleminderit të gjithë juve që po më mbështesni! Zemrën ma bëni mal!  Ndryshimin e keni filluar dhe me ose pa mua - Ndryshimi u kry!”, shkruan më tej Taravari.

Европскиот сојуз за промена  загрижено ја следи кампањата на ДУИ и Судскиот совет за разрешување на г-ѓа Беса Адеми од позицијата Претседател на Врховен суд.

Ndërkohë, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim përmes një reagimi thonë se kërcënimi ndaj kryetarit të ASH-së, Arben Taravari është një akt i rëndë kundër demokracisë dhe vlerave evropiane.

“Po shihet qartë se BDI nuk mund të dalë nga e kaluara dhe aspak nuk mund të bëhet pjesë e vlerave evropiane. Pushteti i kriminalizuar, tash i mbështetur edhe nga Ziadin Sela vazhdon stilin e tij me kërcënime dhe vrasje ndaj të gjithë atyre që ia kërcënojnë qëndrimin në qeveri. Akti i sotëm, ku Arben Taravarit i lihet plumbi në oborr të shtëpisë, dëshmon se BDI dhe Ziadin Sela, si partner të LSDM-së nuk kanë asgjë të përbashkët me Evropën dhe vlerat e saj. Po ashtu nxjerr në shesh politikat pro ruse dhe serbe. Veprimi i sotëm ndaj z. Taravari dëshmon se ky pushtet zbaton veprimet anti evropiane. Dihet se vetëm Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq kërcënojnë në këtë stil. Ndërsa për BDI-në flet qartë edhe e kaluara. Sepse para selisë qendrore të kësaj partie ka pasur shkëmbime zjarri, të plagosur e të vrarë, në selinë e BDI-së në Kumanovë u vra komandant Shqiponja, pas luftës u vranë qindra ushtarë dhe komandant të UÇK-së e mes tyre edhe Harun Aliu”, thonë nga LEN.

Неиспукан куршум бил оставен пред вратата на домот во кој живее градоначалникот на општина Гостивар и претседател на политичката партија Алијанса за Албанците. Од кабинетот на градоначалникот

Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon që urgjentisht të zbardhet rasti me kërcënimin ndaj Arben Taravarit. Kërkojmë nga policia që të gjej sa më shpejtë personin që ka vendosur plumbin në oborr, por edhe porositësit”, thonë nga LEN.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR