• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Parakusht për fillim të negociatave për koalicionim është rruga evropiane e shtetit

Taravari: Parakusht për fillim të negociatave për koalicionim është rruga evropiane e shtetit

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Kandidati presidencial nga Lidhja evropiane për ndryshim, Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp e konfirmoi qëndrimin se nuk do të bëjnë koalicion me parti e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe është kundër fshirjes së njëzet për qind për gjuhën shqipe.

Thotë parakusht për fillim të rekomandimeve për koalicionim është rruga evropiane për Maqedoninë, duke cekur se dy partitë maqedonase në periudha të caktuara kanë thënë se kjo nuk u pengon.

"Mickoski diku në prill apo mars pati intervistë për 'Kohën', ku tha se nuk i pengon, Zaevi gjithashtu e tha atë kur ndodhi marrëveshja e Prespës, Kovaçevski dhe Pendarovsski gjithashtu. Mendoj se ajo është diçka tashmë që ka ekzistuar në Maqedon, nuk është diçka e re. me Kushtetutën e vitit 1974 në Maqedoni gjuhë zyrtare ishin gjuha maqeodnase, shqipe, turke, nuk kishte përqindje as numra. Nëse na e gjejnë një Kuhstetutël në botë ku përdorimi i gjuhës së cilës do bashkësi etnike qëndron me përqindje apo numra, ne do ta heqim këtë", tha Taravari.

Nëse do të pranojnë koalicion me VMRO-DPMNE-në, e cila është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë, Taravari thotë "nëse dikusht nuk është i gatshëm ta vazhdojmë rruën evropiane të Maqedonisë, ne nuk jemi këtu".

"Ai është parakusht, jo kusht. Unë nuk them menjëherë për 10 ditë, megjithatë të kemi një limit të caktuar dhe garanca nga faktori ndërkombëtar se kjo do të ndodhë, nuk ka kurfarë problemi për askë, qoftë VMRO-DPMNE-në apo LSDM-në. Ky është qëndrim i të gjitha partive politike të shqiptarëve. Ka një marrëveshje xhentëllmene mes nesh se anjëherë nuk do të ishim pjesë e ndonjë qeverie e cila nuk do të pranojë që Maqedonia ta vazhdojë rrugën evropiane, sepse nuk kemi alternativë tjetër. Ne nuk dëshhirojmë të na përësritet Bukureshti i vitit 2008 dhe të ngecim edhe për 10 vite, kjo nuk është mirë as për maqedonasit, as për shqiptarlt, as për turqit të cilët jetojnë këtu", tha Taravari.

Në konferencën e kaluar për shtyp Taravari i ftoi në debat gjashtë kundërkandidatët presidencial, për të cilët tha se deri më tnai ka marrë përgjigje vetëm nga shefi aktual i sshtetit, Stevo Pendarovsksi, i cili ka thënë se nuk guxpn të marrë pjesë në debate të këtilla para se të fillojë fushata zyrtare, sepse akoma e kryen funksionin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Theksoi se dje personalisht u ka dërguar porosi kandidatëve nga të cilët ka pasur numra telefonik.

Ai e prezantoi një pjesë të ekipit zgjedhor, Kaltrina Zeqiri - Shaqiri, nga Fakulteti juridik në Universitetin "Nënë Tereza", Talir Hassan, doktor i shkencave mjekësore, Bali Abduli, magjiatër i drejtësisë, për të cilin Taravari tha se ka përvojë të madhe me organizata joqeveritare, si dhe Zemri Elezi, nga fakulteti juridik në Universitetin e Shtulit. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR