• e enjte, 09 janar 2025

Taravari për masat rigoroze të Bajdenit: Qeveria i përmbahet maksimalisht të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare

Taravari për masat rigoroze të Bajdenit: Qeveria i përmbahet maksimalisht të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës për shqiptarët e cila është pjesë e koalicionit qeveritar “VLEN”, Arben Taravari sot përshëndeti paralajmërimet e presidentit amerikan Xhozef Bajden kundër atyre që kërcënojnë Ballkanin Perëndimor dhe minojnë marrëveshjet e pasluftës.

"-Ne e përshëndesim këtë dhe mendoj se Qeveria i përmbahet maksimalisht të gjitha atyre marrëveshjeve ndërkombëtare. Le të mendojnë ata që kanë probleme”, tha Taravari.

Научното списание „Nature“ го поддржа кандидатот на демократите за претседател на САД Џо Бајден, осудувајќи ги изјавите на претседателот Доналд Трамп за низа прашања, вклучувајќи го и неговио

 Presidenti amerikan Xhozef Bajden i zgjeroi sanksionet që synojnë kategoritë e individëve që u nënshtrohen sanksioneve amerikane për shkak të kontestimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve nga Ballkani Perëndimor, minimit të marrëveshjeve të pasluftës dhe institucioneve dhe angazhimin në korrupsion të konsiderueshëm që minon sundimin e ligjit dhe besimin në institucionet demokratike dhe shmangien e sanksioneve të qeverisë amerikane. 

Me atë urdhër ekzekutiv, Bajden ndërmori hapa shtesë, duke ndryshuar dhe plotësuar tre urdhra të lidhura me Ballkanin Perëndimor nga viti 2021, të cilat kanë të bëjnë me bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në SHBA të individëve që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Rregullorja e vitit 2021 parashikon që sanksionet - bllokimi i pronës dhe pezullimi për hyrje në SHBA - zbatohen ndaj individëve që janë direkt ose indirekt përgjegjës për veprimet dhe politikat që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të një rajoni ose shteti në Ballkanin Perëndimor, minon proceset apo institucionet demokratike, shkeljet e të drejtave të njeriut ose korrupsionin. ls/

Foto: Ministria e Shëndetësisë/ Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR