Taravari: Për disa drejtorë po bëjmë vlerësimin, për atë si drejtojnë punën,
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pasdite deklaroi se për disa drejtorë po bëhet vlerësim se si e drejtojnë institucionin shëndetësor, sa profesionalisht dhe sa kompetent.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pasdite deklaroi se për disa drejtorë po bëhet vlerësim se si e drejtojnë institucionin shëndetësor, sa profesionalisht dhe sa kompetent.
"Po bëjmë vlerësimin e shumë drejtorëve, na nevojiten më shumë indikatorë. Nuk dëshirojmë të veprojmë me emocione. Na nevojiten dëshmi të sigurta aty ku shohim se drejtorët nuk udhëheqin ashtu si duhet, duhet të ndërrohen me më të mirë. Megjithatë tani nuk do të doja menjëher ta them. Duhet të sjellim vendim konkret dhe fragmatik", u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve, pas ngjarjeve aktuale në Klinikën për fëmijë edhe në Klinikën për sëmundje respiratore tek fëmijët - "Kozle".
Në pyetjen për rastin me vdekjen e foshnjes shtatëmuajshe në Klinikën për fëmijë dhe raportin e ISHSSH-së, ministri tha se pret edhe raport të komisionit ekspert. Taravari, gjithashtu, përsëriti se specializantë kanë mbajtur kujdestari në klinika për një kohë të gjatë.
"Ka pasur tre specializantë atë natë, megjithatë prisni, presim edhe raportin e komisionit ekspert. Sigurisht se si Ministri, tashmë për disa drejtorë po bëjmë vlerësimin, për atë se si e udhëheqin, sa profesionalisht dhe sa kompetent dhe sipas asaj edhe do të përgjigjemi. Megjithatë nuk na nevojiten emocione në emërimin, në shkarkimin. Na nevojiten të dhëna të shohim atje ku ka pakënaqësi, nuk funksionon si duhet, sigurisht do të ndërmarrim hapa", u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve për rastin me vdekjen e foshnjes shtatëmuajshe.
Drejtoresha e Klinikiës universitare për sëmundje respirative tek fëmijët - "Kozle", Karolina Simonovska dje ishte në takim me ministrin, pas reagimeve në opinion për problemet në Klinikë. Ajo e përshkroi takimin si "mjaftë konstruktiv", ndërsa në pyetjen nëse do të mbetet drejtoreshë, u përgjigj se shpreson se do të mbetet.
Në lidhje me atë se në Shkup nesër do të ketë ndërprerje të ujit, Taravari bind se Qendra Klinike plotësisht do të mbulohet.
Pas paralajmërimit nga "Ujësjellësi" Shkup për ndërprerje të ujit prej sonte në pjesën më të madhe të qytetit, nga TOARMIQE dhe Klinika për sëmundje kirurgjikale "Shën Naum i Ohrid" për MIA-n njoftojnë se intervenimet urgjente nesër do të realizohen pa ndërprerje.
Drejtoresha e TOARIMIQE-s, Marija Sërceva, në deklaratë për MIA-në, tha se në bashkëpunim me Shërbimin për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë klinikave, janë duke u zhvilluar aktivitete përgatitore për funksionimin normal të klinikës TOARMIQE, lidhur me gjendjen gjatë ndërprerjes së furnizimit me ujë. qa/bsh/
Foto: MIA